Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtetit ka dalë me dy njoftime të ndryshme sa i përket lëvizjes me makina gjatë ditës së dielë 31 Maj.
Fillimisht u njoftua që në asnjë qytet të Shqipërisë nuk do të lejohej lëvizja me automjete. Ky fakt nuk ishte përmendur nga Ministria e Shëndetësisë kur njoftoi rregullat e lëvizjes për ditët në vijim e as nga kryeministri Rama në njoftimin e tij në Facebook.
Ndërkohë disa orë pas këtij vendimi policia vjen me një tjetër vendim zyrtar si më poshtë:
“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.
Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.”