Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), një nga organizatat lider te Koalicionit të Vëzhgueve Vendorë (KVV) dhe një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë periudhes 2017-2020 e në vijim, ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus midis tyre. Në një deklaratë për shtyp ditën e sotme Gerta Meta, Drejtore Ekzekutive e SHKD thekson se mungesa e qëllimshme e konsensusit, e dialogut politik, ndërmjet kampeve politike, ka theksuar akoma më shumë ngërcin e mungesën e dialogut politik e ndërinstitucional.
Deklarata e plotë
Reforma Zgjedhore gënjeshtra e radhës apo një realitet në horizont
Komisioni i Reformës Zgjedhore të bejë transparencën mbi draftin e diskutuar me ekspertët e palëve politike
Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), një nga organizatat lider te Koalicionit të Vëzhgueve Vendorë (KVV) dhe një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë periudhes 2017-2020 e në vijim, ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus midis tyre.
Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik. Si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre.
Shoqata për Kulturë Demokratike kujton se mungesa e qëllimshme e konsensusit, e dialogut politik, ndërmjet kampeve politike, ka theksuar akoma më shumë ngërcin e mungesën e dialogut politik e ndërinstitucional. Si dhe ka thelluar mungesën e transparencës në vashdim, të ecurisë së këtij Komisioni, mungesë që po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëve kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë finalizimin e një produkti/dokumenti të dakortësuar nga gjithë aktorët politik duke minuar besimin e qytetarëve te institucioni i votës së lirsë duke mos lejuar krijimin e mekanizmave ligjor për minimizimin e korrupsionit zgjedhor në vend
SHKD thekson me forcë se procesi aktual i Reformës Zgjedhore, ka qënë një proces jo transparent,dhe tepër hermetik në lidhje me ecurinë e punës dhe vendmarrjen e Komisionit në vazhdim.
Vlerësojmë pjesëmarrjen në disa seanca degjimore, si përfaqësues tëshoqërisë civile, për konsultimin e 3 drafteve të espertëve pranë komisionit të Reformës Zgjedhore, por asnjeherë nuk u be publike dhe pjesë e diskutimeve në vazhdim, me aktorët respektivë nga shoqëria civile, drafti i propozimeve për sistemin zgjedhor nga opozita e re parlamentare si dhe drafti i fundit në qarkullim të mbyllur, për disa cështje të listuara nga një grup ekpertësh pranë këtij komisioni.
Kjo sjellje e dyzuar e pa asnjë shpjegim të qartë nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, në mos pëerfshirjen e aktorëve të shoqërisë deri në fund të procesit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, është një tregues tjetër i mungesës së vullnetit politik për një proces transparent dhe refuzimin në heshtje për një konsultim të hapur në interes të informimit publikut dhe qytetarëv në kohë reale.
Ndërsa, jemi vetem një ditë para takimit të shumëpritur, të Komisionit të Reformës zgjedhore, urojmë që ky Komision e vecanërisht 4 anëtarët e Këshillit Politik, përfundimisht të gjejnë gjuhën e përbashkët, dialogun dhe dakortësinë politike për të finalizuar në në kohë rekord një draft propozimesh të listuara, me konsensusin e të gjitha palëve politike, për ti dhënë fund asaj gënjeshtre apo mashtrimi politik në vite se Reforma Zgjedhore do bëhet një ditë.
Pjesëmarrja mazhorancë-opozitë në proceset reformuese zgjedhore është vlerë dhe pasuri e praktikës parlamentare, e komunikimit dhe dialogut politik. Këto vlera duhen shfrytëzuar në tërë dimensionet e tyre duke siguruar bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktoreve të tjerë institucionalë, politikë dhe jo-politikë, karakteristikë e cila nuk është manifestuar asnjëherë më parë.
Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo ndërinstitucional.
Shoqata për Kulturë Demokratike i bën sërish thirrje liderit politik të mazhorancësz.E. Rama dhe liderit të opozitës jashtëparlamentare z. L.Basha që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, është momenti kyc për të artikuluar qartë dhe pstër qasjen dhe vullnetin e tyre politik, duke kontribuar personalisht dhe institucionalisht, për të reflektuar një politikë vizionare, me premtime konkrete, për ta finalizuar shumë shpejt procesin e Reformës Zgjedhore, si një kusht i vendosur nga BE, që shpejton e garanton aderimin e Shqipërisë në familjen europiane
Nëkëto rrethana, SHKD inkurajon Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, të gjej sa më shpejt vullnetin politik, dhe të dakortësojë çështjet thelbësore të adresuara për ndryshim, duke i kujtuar që zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Shqipërisë do zhvillohen në vitin 2021 dhe sipas rekomandimeve të Kodit të Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, ndryshime ligjore duhet të miratohen një vit përpara zgjedhjeve elektorale të radhës.
Shoqata për Kulturë Demokratike(SHKD) falenderon gjithë komunitetin ndërkombëtar për mesazhet e forta e të drejtpërdrejta drejtuar klasës politikë shqiptare, në mbështetje të realizimit të 2 reformave të mëdha në vend si: Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi. Në mënyrë të vecantë, falenderojmë ambasadoren amerikane zj. Yuri Kim, për shuplakën e fortë që i dha politikanëve shqiptarë për të parandaluar cdo lloj pazari politik në dëm të zhvillimit të reformave në vend.
Besojmë shumë që më një presion të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët kombëtar e ndërkombëtar, klasa politike shqiptare do marr kthesën e duhur , do dëgjoj më shumë popullin e vet e do zbatoj e respektoj qeverisjen e mirë.
Së shpejti, Reforma Zgjedhore do bëhet dhe Drejtësia zgjedhore e Shteti i së Drejtës do funksionojë !
Gerta Meta
Drejtore Ekzekutive e SHKD