Home KRYESORE Tension në sheshin Skënderbej, shoqërohen në polici protestues

Tension në sheshin Skënderbej, shoqërohen në polici protestues

Një protestë e nisur nga shoqëria civile mesditën e sotme është shoqëruar me tensione mes aktivistëve dhe policisë. Policia ka kërkuar që qytetarët të të largohen, pasi grumbullimi  është konsideruar i paligjshëm, por kjo ka sjellë refuzimin e protestuesve dhe tensionimin e situatës.

Sikurse është vënë re në pamjet e transmetuara nga mediat, policia ka shoqëruar disa persona pjesëmarrës në këtë protestë, ndërsa është vënë re edhe rezistenca e një gruaje, duke refuzuar të hyjë në makinën e policisë.

Pak minuta pas këtij kundërshtimi, ajo është parë të merret me barrelë për t’u hipur në autoambulancë.

Protesta e sotme, kishte qëllim kundërshtimin e ndryshimeve në kodin penal, duke i cilësua si shkelje e të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë./Opinion.al

Share: