Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Veliaj miraton vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, mbledhja ishte parashikuar për...

Veliaj miraton vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, mbledhja ishte parashikuar për më 18 maj…por u zhvillua sot!

Propozimi për ketë vendim është bërë nga kryetari Erion Veliaj dhe tashmë pritet që godina e TK të shembet.

Erion Veliaj, dokumenti dhe Teatri Kombëtar14 Maj, 2020 22:02

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë sot vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të fismorur sot nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është mirautar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’.

Propozimi për ketë vendim është bërë nga kryetari Erion Veliaj dhe tashmë pritet që godina e TK të shembet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkia merr të gjitha masat për nisjen dhe ndjekjen e procedurës së ndërtimit të godinës bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar.

Inspektorati i Mbrotjes së Territorit në përputhje me aktet ligjore  dhe nënligjore për planifikimin e territorit merr të gjitha masat për ndërhyrjen dhe shembjen e objektit të përcaktuar në pikën 1 (Teatri Kombëtar) të këtij vendimit. Policia Bashkiake, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, mbështesin Inspektoratin për Mbrotjen e Territorit për ndërhyrjen dhe Prishjen e objekteve”, shkruhet në dokumentin e bashkisë.

Më herët mbledhja e Këshillit Bashkiak ishte vendosur për të hënën, por gjithçka është zhvilluar sot fshehurazi dhe është marrë vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve. Po ashtu Basha sot është takuar me artistët dhe ka thënë se Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe nuk do të lejojë shembjen e godinës.(A.B. Dosja.al)

Share: