Home KRYESORE Kryemadhi: Nëse preket një person është kokë më kokë me Edi Ramën...

Kryemadhi: Nëse preket një person është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel hodhi akuza të forta ndaj dokumentit të publikuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi tha në Open në Top Channel se mbrojtja e Tetarit Kombëtar do të bëhet me trup. ‘Në qoftë se preket një qime e një personi, ju them që është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erjon Veliaj.

Ju them edhe një herë. Teatri nuk ka kompromis. Në qoftë se derdhet një pikë gjaku bie në atë shesh, është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erjon Veliaj. U lodhëm duke folur për demokraci dhe u lodhëm me propagandë’- tha Kryemadhi.

Top Channel

Share: