Home KRYESORE Zgjedhorja/Ambasadorja Kim takon ‘kokë më kokë’ 4 anëtarët e Këshillit

Zgjedhorja/Ambasadorja Kim takon ‘kokë më kokë’ 4 anëtarët e Këshillit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të takohet sot me katër përfaqësuesit e Këshillit Politik të tryezës për Reformën Zgjedhore.

Takimet do të zhvillohen ‘kokë më kokë’ me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Ambasadorja ka preferuar t’i takojë veçmas përfaqësuesit përpara mbledhjes së Këshillit në orën 17:00.

Dy ditë më parë, amasadorja Kim pati një takim në selinë e PD me kreun e saj, Lulzim Basha. Në fund të takimit ata deklaruan se opozita do të angazhohet për të përfunduar këtë reformë bernda 31 majit.

Duket përfshirë edhe ditën e sotme, mbeten edhe 4 ditë nga afati për përgatitjen e draftit përfundimtar të Reformës Zgjedhore që pritet ti shkojë Kuvendit për miratim.

Ditën e djeshme kryedemokrati Basha priti në selinë blu ekspertët e kësaj reforme dhe më pas kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasilin.

Deri më tani palët në tryezë kanë arritur konsensus të plotë për 2 pika, përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat e parë në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore. Ndërsa sa i përket financimit të partive ata kanë rëndë dakord që të ketë një financim miks nga shteti dhe privati por ende nuk është përcaktuar raporti mes tyre. /Opinion.al

Share: