Pedagogia Majlinda Keta ka reaguar ashpër për të dhënat që po bëhen publike mbi identitetin e 15 vjeçares në Tiranë që abuzohej nga roja i shkollës dhe disa persona të tjerë. Keta thotë se shoqëria duhet të fokusohet te analiza e shkaqeve që shtyjnë burrat shqiptarë drejt këtyre sjelljeve.
Reagimi i plotë
Mjaft me detaje informative për një fëmijë vetëm 15 vjeçare… nuk e kuptoni që i jemi borxhli asaj vajze fëmijë?
Nuk kuptoni që këto që i quani detaje nga dëshmitë janë tregues të degradimit moral institucional të këtij shteti?
Nuk kuptoni që po rrisim djem, meshkuj monstra… le të analizojmë pse ndodh kjo ndërsa po meshkujt shqiptarë vriten nëse me fjalë i fyen motrën a nënën e vet?
A po pyet kush se çfarë po ndodh me atë fëmijë, me nënën, babanë, motra e vëllezër të saj…
Nuk po duam të kuptojmë se këto soj meshkujsh nuk e kanë problem as të dhunojnë fëmijë 15 vjeç ndërsa “veshin” rroba polici. Sa do vijojmë në këtë “rrugëtim” amoral”?
Pse mes tufës ne zgjedhim “mashkullin” më të ndyrë të mundshëm për ta veshur me rroba shteti e paguar nga financa publike, ndërsa ata dhunojnë e përdhunojnë fëmijë!?
Kush është zgjedhësi, zgjedhësja… atij/asaj i duhet shembur piramida që e mban në majë të pushtetit.
……..
Po prisni çfarë do të vendosë Këshilli Politik për detyrat që i kanë lënë ambasadorët? Ato që nuk e kanë problem që të fyejnë protestuesit gra, fëmijë, pleq, burra shqiptarë… ato që me një fjali të nisin edhe në Dardanele… Ato që gjellët i gatuajnë vetë me “djegësa”, por që për provë vënë shqiptarët… Abandonojini sekuencat televizive të tyre, ktheni sytë, mendjen, shpirtin tek pragu juaj, tek fëmijët tuaj, tek bashkëshortët për ta mbajtur familjen të fortë e me moral.
Pragdera Brenda është kalaja jote, ruaje fort, pragderën jashtë respektoje nëse nuk do që ta duash, mos e prek nëse nuk do të të prekin, mos i gjuaj me gurë nëse nuk do të shembet çatia mbi kokë.
Kështu shihe shtëpinë, institucionin ku duhet të bësh detyrën, shtetin ku ke vendosur të jetosh.
…….
Po pika ne që po na zë mjerimi moral dhe institucion i shtëpisë tonë… Presim tymin e bardhë të zgjedhores kur po na nxin tymi i zi i zgjedhës nga e keqja.
………
Nesër, në 1 qershor, aman mos thoni GËZUAR, kujtohuni se të paktën edhe 15 vjeçarja e përçudnuar seksualisht, publikisht dhe moralisht nga monstrat “meshkuj” gjysh e fëmijë, që i duhet zhdukur fara, por fëmijë ishte edhe 15 vjeçari që u dhunua nga policët si “spektakël” dhune… quhen FËMIJË.
Quo vadis shqiptar?????