Nisma Thurje ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit.
Sipas kallëzimit, Nisma Thurje akuzon qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.
Po ashtu Nisma Thurje thotë se gjithë grupi i inceneratorëve në Shqipëri, nga i Tiranës, tek i Elbasanit dhe i Fierit ka lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin të cilët lidhen me kompani të regjistruar jashtë vendit.
Por ndërkohë në kallëzim Nisma Thurje evidenton disa shkelje si prishja e garës për tenderin, keqpërdorim i parasë publike nga 15 milionë euro e kostos së ndërtimit tek 28 milionë euro që është tenderuar.
Nisma Thurje kujton edhe se partneri i Mirel Mërtirit, Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar nga Zimbabwe kurse Klodian Zoto po në Zimbabwe pati një hetim nga Prokuria dy vite më parë për ndërtimin e një inceneratori.
Në shpjegimin e që Nisma ben per kete padi thuhet:
“Të njëjtët personazhe, aksionerë në kompanitë konçesionare që përfitojnë miliona euro në vit nga buxheti i shtetit pa dhënë asnjë shërbim, në Zimbabwe shkaktuan një skandal që çoi në burg Ministrin e Shëndetësisë dhe një biznesmen.
Ilir Dedja, një nga aksionerët e konçesionarit të incinerimit në Shqipëri, është shpallur në kërkim ndërkombëtar teksa ne vazhdojmë ta paguajmë çdo muaj”.
Prandaj sfida që i bëhet SPAK është: A mund të kemi drejtësi të paktën sa në Zimbabwe?/Lapsi.al