Home KRYESORE Abuzohet në komisariat vajza që po denonconte përdhunimin, ndalohet polici

Abuzohet në komisariat vajza që po denonconte përdhunimin, ndalohet polici

Teksa rasti i rëndë i përdhunimit të 15-vjeçares nxiti reagime dhe protesta në vend, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Fushë Arrëza.

Sipas një njoftimi të SHÇBA, shefi i stacionit policor në Fushë Arrëz është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.

Ngjarja është e vitit 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, në prani te një psikologu. Ajo që e bën atë edhe më të rëndë është fakti se vajza kishte shkuar në rajonin e policisë për të denoncuar se ishte përdhunuar nga disa punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhune. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, në prani te një psikologu. Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme. Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale. Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte“, njofton policia. /Opinion.al

Share: