“Air Albania” ka njoftuar rinisjen e fluturimeve të rregullta nga data 22 qershor.
Lajmi është bërë i ditur nga kompania shqiptare përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.
Mësohet se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Destinacioni i parë i fluturimeve do të jetë Stambolli.
“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. #AirAlbania”, thuhet në njoftimin e “Air Albania”. /Opinion.al