Home Approccio Italo Albanese “Bylisi qytet antik grek”, Vittorio Sgarbi i kthehet keq gazetarit shqiptar, jo...

“Bylisi qytet antik grek”, Vittorio Sgarbi i kthehet keq gazetarit shqiptar, jo studjuesit Neritan Ceka

Polemisti dhumë i njohur italian Vittorio Sgarbi ka reaguar si zakonisht i revoltuar ndaj një artikulli në mediat shqiptare që e kritikon atë pasi e quajti Bylisin qytet antik grek.

Duket që e bija i ka dërguar artikull gazetari dhe jo reagimin e studjuesit, ish politikanit dhe ish ambasadorit tonë në Itali, Neritan Ceka dhe siç bën gjithmonë me video Sgarbi këmbënguli te deklarata e tij, duke shpërthyer edhe në ofendime ndaj gazetarit, artikullin e të cilit ia ka dërguar e bija në “Whatsup”.

“E konfirmoj: Bylisi ishte një qytet në Greqinë e lashtë që ndodhet në Iliri,” bërtet Sgarbi duke thënë se Bylisi ishte pushtuar nga Greqia, duke ju referuar enciklopedisë së njohur Treccani.

“Që unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. Ç’a doni që të çajmë t**pet. Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga grekët. Pra vajza ime duhet të më tregojë nëse një vend është grek apo ilir? Është grek, i dashur gazetar injorant,” thotë ai në video të postuar në rrjetet sociale.

Dhe kur hynë në gojë të Sgarbit sigurisht që duhet të jesh i fortë dhe duket se e bija shqiptaro italiane ja ka kursyer këtë eksperiencë studjuesit Neritan Ceka i cili merrrj më shumë me ministrinë e kulturës se me Sgarbin të cilin e njeh sigurisht mirë…

Për më shumë ndiqni videon e polemistit të fafmshëm 🤫

Share: