Home KRYESORE “Çfarë bëri Turi?”, Artan Fuga: Pyetja ishte idiote, tregues i degjenerimit të...

“Çfarë bëri Turi?”, Artan Fuga: Pyetja ishte idiote, tregues i degjenerimit të arsimit shqiptar

Turi dhe idiotët

Cfarë bëri Turi?

Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thjeshtë dhe as e vështirë. Ishte thjesht pyetje idiote!

Për ata që nuk e dinë pakashumë pasi jepej një tekst për Turin në barkë, teksti ndërpritej dhe pyetej se çfarë do bënte Turi më pas nga alternativat që jepeshin!

Vetëm letërsi nuk ishte. Ishte një tallje! Ishte një idiotësi mbi të gjitha, ishte matësi i degjenerimit të arsimit te ne, më shumë, ishte një ofendim i intelektit të maturantëve, ishte shenja e qartë që shkolla është kthyer në një lloj rostiçerie për kurs shoferash kamjonash për kooperativa bujqësore.

Cfarë lidhje ka vazhdimi i një teksti me letërsinë? Kujtojnë se maturantët janë amnezikë, janë me Alzeimer që të kenë vështirë gjejnë lidhjen mes një fjalie dhe një fjalie tjetër.

Kjo pyetja me Turin është pikërisht ajo që pritej, degjenerimi i sistemit arrin në një moment në pikën e idiotësisë.

Turi ishte në një barkë, ai pa një shkëmb përpara dhe…
Turi bëri shurrën nga frika mund të shkruante dikush!
Një tjetër : Turit i shpëtoi në brrekë!
Një tjetër : Turi nisi të masturbohej!

Dhe dikush : Turi vrau veten duke mos marrë më frymë!

O idiotë të arsimit! A e kuptoni se nuk ka asnjë vazhdimësi logjike të hekurt mes veprimeve njerëzore të mëparshme dhe të mëpasshme që gjoja ua jep arësyeja?

O injorantë të kulturës! A e kuptoni se ju nuk mund të mendoni në vend të Turit dhe nuk mund të prisni që Turi të bëjë atë që mendoni ju, apo ne?

O të pagdhë! O turpi i kombit! A e kuptoni që nuk mund të kthehen në alternativa të mbyllura zgjedhjet që ben në çast njeriu në një situatë kritike?

Si mund ta keni formuluar këtë pyetje o të paturp, o mendjefishkur, o qenie të përgjumura mbi tavolina, në shekullin e 21?

Një pyetje idiote që në fakt shpreh ideologjinë tuaj të përcaktueshmërisë deterministe të sjelljes njerëzore, ashtu sikurse sistemi juaj i edukimit kërkon ta formojë rininë shqiptare!

Kjo është pyetje jo për të matur dijen, por mund të bëhet vetëm në klinikat psiqiatrike, çmendina, siç i quanim, për të matur shkallën e debillikut të pacientëve!

Ore a ka më kryeministër më Shqipëria t’i shkarkojë këta nga i pari te i fundit dhe t’i çojë të gjejnë se ç’bëri Turi andej nga Kanionet hipur mbi varkë?

Ore mos janë komunikime me kode që i japin njeri tjetrit nëpërmjet pyetjeve të testit të maturës?

Ore ka vend tjetër në botë ku nxënësit dalin në protesta duke qenë të detyruar të protestojnë kundër formuluesve idiotë të testeve që u përcaktojnë jetën?

A e mendoni se ku na keni çuar o Turi, o tura, o turra, o burra, o shoqe!

Detyrohen nxënësi të protestojë në shesh me sloganin : Mësuesi (inspektori) ynë është idiot!

Cfarë prisni që idioti të thotë : Po jam idiot!

Idioti ose idiotja mbrohen me nje gardh me policë dhe qeshin me idiotësinë e tyre !

Shihni se deri ku kemi arritur!

Me siguri idioti dhe idjotja, kushdo, pyesin veten : Pse jemi idiotë? Pse na fyejnë si idiotë? Cfarë ka idioteske këtu?

Teksti pret të gjejmë se çfarë do bëjë Turi pasi pa shkëmbin në ujë!!! Por duhet të na thotë: Turi është në rregull nga trutë apo është budalla? Pa ditur këtë ku e di unë se çfarë mund të bëjë Turi?

Turi në atë moment, si budalla, mund të thërrasi : Unë jam Turi, mbreti i shqiptarëve!

Ku kemi arritur!

Tetëmbëdhjetvjeçarët po i detyrojmë të bërtasin në sheshe kundër
nesh: O idiotë, e kuptoni që jeni idiotë!

Sa gjynah që ata e kanë kuptuar idiotësinë tonë, dhe ne idiotët luajmë ende politikash, me qeveriria, kuvende, zgjedhje, opzitash, shoqërish civile!

Ata të shkretët kapin kokën me duar te rruga e Durrësit dhe thonë : Si t’ua bëjmë këtyre idiotëve!!!

Po kemi arritur fazën e cmendurisë tërësore!

Share: