Home KRYESORE Mjeku i njohur: Çfarë do të ndodhë me COVID në Shqipëri?

Mjeku i njohur: Çfarë do të ndodhë me COVID në Shqipëri?

Nga Erion Dasho

Sot ka shumë frikë (të justifikuar) se situata e COVID po del jashtë kontrollit. Madje ka mjekë dhe ekspertë shumë të aftë që shëndetit publik që parashikojnë se në korrik do të kemi skenarë të ngjashëm me Italinë dhe Wuhan-in.

PËR MENDIMIN TIM NJË RREZIK I TILLË ËSHTË SHUMË I ULËT, MADJE INEKZISTENT.

SI E ARGUMENTOJ KËTË?

Problemi më i madh sot janë spitalet dhe disa biznese (fason, call center, etj.) Këto janë vende shumë të rrezikshme pasi infektimi në spital dhe në mjedise të tjera të mbyllura shoqërohet me transmetim të një ngarkese të lartë virale dhe rrezik për forma të komplikuara të sëmundjes.

Deri tani, spitalet janë anashkaluan në mënyrë të papërgjegjshme, por fatmirësisht, në sajë të presionit publik, kanë nisur të merren masa. Në fund të fundit, për ta rikthyer spitalin në një vend më të sigurt, mjafton fare pak organizim dhe pajisje mbrojtëse minimale. Siguria e nivelit europian, natyrisht, kërkon shumë më tepër përkushtim, por në kushtet e rrumpallhanës shqiptate, ajo mbetet ëndërr e parealizueshme.

Transmetimi mjedisor i SARS-CoV-2 asnjëherë nuk ka qënë problem. Frika se COVID transmetohet në parqe, plazhe, dete dhe lumenj ka qënë vetëm në mendjet e atyre që refuzojnë të pranojnë evidencën. Në kushtet e verës mesdhetare, rreziku për transmetim mjedisor është fare i ulët.

Në mjediset e mbyllura mbajtja korrekte e maskës dhe respektimi i distancës fizike mjafton për t’i kthyer edhe këto në vende të sugurta. Nuk ka nevojë as për doreza dhe as për supermjete parandalimi. Maska mjafton.

Në asnjë moment nuk duhen harruar të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundje kronike. Edhe kur rreziku i transmetimit është i ulët, ata kanë nevojë të mbroje sepse për ata rreziku është i lartë në një tjetër aspekt – në zhvilimin e komplikacioneve të cilat mund t’u kërcënojnë edhe jetën.

PRA, NË KUSHTET E VERËS MESDHETARE KUJDESI NEVOJITET PËR TË MBROJTUR TË MOSHUARIT, TË SËMURËT DHE PERSONELIN MJEKSOR.

PËRSE JAM OPTIMIST?

Pavarësisht se gjatë javëve të fundit i kam kritikuar vazhdimisht antarët e komitetit të ekspertëve për ngathtësi, paaftësi organizative, mungesë të përditësimit me të rejat shkencore, humbje të pavarësisë intelektuale përballë politikës, etj. asnjëherë nuk kam patur dyshime në Betimin e Hipokratit që kanë bërë kolegët.

Do të ishte kriminale në se sot ata nuk marrin masa për të përmirësuar gjendjen në spitale dhe për të mbrojtur grupet në risk.

PRANDAJ UNË SHPRESOJ DHE BESOJ SE KJO SITUATË QË KEMI SOT DO TË VIJË DREJT PËRMIRËSIMIT DHE SHUMË SHPEJT DO TË KEMI RIKTHIM NË NORMALITET.

Share: