Home KRYESORE Deputeti socialist pro listave të hapura: Nuk duhet të jenë tabu për...

Deputeti socialist pro listave të hapura: Nuk duhet të jenë tabu për mazhorancën

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, me anë të një postimi në Facebook ka mbështetur listat e hapura, duke thënë se ato gëzojnë mbështetje qytetare dhe nuk duhet të jenë më tabu për mazhorancën.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërëse, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për mazhorancën. Ata jashtë Parlamentit e morën çfarë deshën. Madje, shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s’eshtë puna çfarë do marrin këta brenda Parlamentit, po çfarë do të marrë populli nga ky proces! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do mërziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot më brenda po u shkëputën nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im”, shkruan Shameti në rrjetin social.

Top Channel

Share: