Home KRYESORE Dokumenti/ Marrëveshja me 12 pika për Reformën Zgjedhore

Dokumenti/ Marrëveshja me 12 pika për Reformën Zgjedhore

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore arriti sot në një konsensus mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Sipas dokumentit të firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit, marrëveshja konsiston në 12 pika.

Identifikimi elektronik

ODIHR rekomandon përfshirjen graduale dhe i ka sugjeruar në komente Këshillit që çdo tranzicion i identifikimit elektronik, votimit apo numërimit duhet të fillojë me një program pilot që përbëhet nga jo më shumë se 20 për qind e votuesve që Këshilli ka këshilluar. Partitë duhet të angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik që duhet të përbëjë 100 për qind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në atë shtrirje që është teknikisht e zbatueshme. Zbatueshmëria do të përcaktohet nga KQZ e mbështetur prej ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria e Shqipërisë garanton financimin në kohë për zbatimin aq sa është teknikisht e mundur.

KQZ

KQZ do të ketë një nënkomisioner, që do të jetë në krye të përcaktimit të zbatueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve. Nënkomisioneri duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët dhe të barabartë me kryetarin për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik për votuesit. Nënkryetari duhet të monitorojë dhe ushtrojë mbikëqyrje mbi rekrutimet dhe skemën e trajnimit për komisionerët i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ dhe nënkomisionerin në trajnime për zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.

KQZ

Struktura e KQZ duhet të përbëhet nga rregullatori (pesë anëtarë); apeli (pesë anëtarë); dhe një kryetar ekskluziv dhe nënkryetar ekzekutiv. Anëtarët do të dakordësohen në proporcion shumicë-pakicë në organet rregullatorë dhe të apelit. Komisioneri i shtetit do të zgjidhet përmes konsultimit.

Numërimi

Dy zyrtarë jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetrin ndihmon, ndryshojnë rolet në çdo kuti votimi. Anëtarët e mbetur do të jenë ose dy monitorues secili nga qeveria dhe opozita; ose tre vëzhgues secili nga qeveria dhe opozita; ose një monitorues nga secili prej katër partive kryesore parlamentare që kanë dalë nga zgjedhjet e vitit 2017.

Qendrat e votimit

Dy anëtarë të komisionit kanë të drejta dhe përgjegjësi të kufizuara tek monitorimi dhe kontestimi (titulli do të përcaktohet) një nga qeveria dhe një nga pakica, dhe tre të përcaktuar me short nga KQZ, nga të cilët vetëm një do të veprojë si kryetar dhe do të ndërmarrë vendime. Dy të tjerët do të shërbejnë si ndihmës të kryetarit pa të drejta vote.

KZAZ

Duhet të ketë të njëjtë strukturë si qendrat e votimit.

Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor duhet të zgjidhet nga gjykatësit që e kanë kaluar procesin e vetingut.

Procesi i Apelimit

Procesi i dëgjesave të apelimit të Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar (dmth seancat dëgjimore nuk do të nisin në Gjykatën Kushtetuese).

Depolitizimi

Nuk do të bëhen ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Nëpunësit publikë do të mund të jenë pjesë e administratës zgjedhore në zgjedhjet (parlamentare dhe vendore) duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme. Reforma në vazhdim e administratës politike në Shqipëri do të ketë më në fokus depolitizimin e shërbimit publik.

Miratimi

Të gjitha propozimet e rëna dakord do të hartohen në ndryshime ligjore që do të shqyrtohen dhe kontrollohen nga Këshilli Politik për të reflektuar siç duhet marrëveshjen PËRPARA se të kalojë në parlament, PA NDRYSHIME të mëtejshme. Nëse propozohen ndryshime ligjore teknike të këtyre amendamenteve nga organet parlamentare, ato DUHET të miratohen nga Këshilli Politik PËRPARA se të votohen.

Masat shtesë

Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.

Hyrja në fuqi

Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.

Shënime

Propozimi për qeverinë tranzitore dhe drejtorin e përgjithshëm tranzitor të policisë nuk do të përbëjnë kusht për miratimin e atyre sa më sipër.

Nuk pati konsensus në ndryshimin e sistemit. /Opinion.al

Share: