Home Approccio Italo Albanese Festa e Republikës së Italisë, ambasadori Bucci përshëndet me optimizëm italianët në...

Festa e Republikës së Italisë, ambasadori Bucci përshëndet me optimizëm italianët në Shqipëri dhe shqiptarët/🇮🇹

Të dashur bashkëkombas,
të dashur miq shqiptarë,

data 2 qershor është një përvjetor i rëndësishëm. Është Festa e Republikës së Italisë sepse, pikërisht në këtë ditë të 74 viteve më parë italianët zgjodhën Republikën, duke shfuqizuar monarkinë.

Ndër vite, Ambasada Italiane në Tiranë, ka dashur gjithmonë ta kremtojnë këtë ditë të gjithë bashkë, shqiptarë e italianë. Një festë që gjithmonë kemi pasur kënaqësinë ta kremtojmë edhe për të kujtuar marrëdhënien e veçantë që lidh dy popujt tanë dhe dy Vendet tona.

Në vitin tim të parë si Ambasador i Italisë në Tiranë, do të kishte qenë për mua kënaqësi shumë e madhe, përveçse një nder shumë i madh, ta kalonim këtë ditë Feste të gjithë bashkë në Rezidencën time. Por viti 2020 ka qenë për fat të keq një vit i veçantë. Bota është goditur nga pandemia e Covid-19 dhe Italia qe njëri nga Vendet ndaj të cilit virusi qe veçanërisht i pamëshirshëm.

Si rrjedhojë e luftës ndaj këtij “armiku të padukshëm”, shumë italianë kanë humbur jetën. Sot, u përcjell nje përshëndetje te përzemërt dhe një përqafim atyre dhe familjeve te tyre. Edhe kjo është një arsye se përse këtë vit vendosëm të përkujtojmë këtë ditë kaq të rëndësishme në heshtje e me gjithë respektin e duhur ndaj të gjithë atyre që na kanë lënë.

Por mendimi im sot shkon edhe për ata mijëra bashkëkombës që jetojnë në Shqipëri.

U përcjell atyre një përshëndetje të perzemërt, duke i siguruar se Ambasada është e pranishme dhe do të vazhdojë t’u japë atyre ndihmën maksimale, siç edhe e ka treguar këtë në fazën më të nxehtë të emergjencës epidemiologjike. E kuptoj vështirësinë e të qenit larg shtëpisë dhe larg të dashurve në një moment kaq të vështirë për Vendin tonë.

Të gjithë italianëve dua t’u them: unë dhe gjithë stafi jemi pranë jush, jemi në shërbimin tuaj, mbështetuni përherë tek ne.

Italia dhe italianët, do të kapërcejnë edhe këtë sfidë, falë forcës tonë, aftësisë sonë për të mos u përkulur dhe aftësive njerëzore që na karakterizojnë si popull. Këtë moment të veshtirë do ta lëmë pas krahëve falë edhe ndihmës së Vendeve mike si Shqipëria që, me një gjest të madh solidariteti e humanizmi, në momentin më të vështirë të pandemisë na ofroi mbështetjen e saj duke dërguar një grup mjekësh dhe infermierësh në Itali. Një gjest të cilin populli italian nuk do ta harrojë kurrë. Edhe një herë faleminderit nga zemra, keni prekur të gjithë Italinë.

Viti që sapo lamë pas qe i rëndësishëm edhe për Shqipërinë. Një vit në të cilin u ndërthurën mes tyre çaste të bukura por edhe çaste më pak të bukura. Ishte tërmeti i nëntorit të shkuar e më pas shpërthimi i pandemisë nga Covid-19 në muajt e kaluar.

Një kujtim i veçantë e i ngrohtë për të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptarë që janë larguar nga kjo jetë, si dhe për të gjithë familjarët e tyre. Duhet të dini se Italia ka qenë gjithmonë pranë jush e do vazhdojë të jetë. Pas tërmetit të vitit të shkuar ndihmat e para mbërritën nga Italia.

Në Konferencën e Brukselit të datës 17 shkurt Italia ishte Vendi i parë donator.

Kemi jetuar, fatmirësisht, edhe momente të bukura bashkë. Drita jeshile për hapjen e negociatave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian ka qenë një moment historik për popullin shqiptar dhe për Institucionet e tij. Si italianë, ne që kemi qenë gjithmonë mbështetësit kryesorë të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kemi gëzuar për rezultatin e rëndësishëm. Nuk do të mungojë mbështetja jonë edhe në të ardhmen, sepse sfida e vërtetë nis tani. Vendimi i marsit nuk përbën në fakt një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje të një rrugëtimi që do t’i bëjë një ditë, të gjithë shqiptarët, pjesë të familjes së madhe evropiane.

Italia ka qenë gjithmonë, për Shqipërinë, një Vend vëlla e mik. Historia, gjeografia, ekonomia, kultura: të gjitha na bashkojnë në një lidhje të veçantë. Por nuk duhet të mjaftohemi me të kaluarën tonë të jashtëzakonshme e me të sotmen tonë shumë të rëndësishme.

Ne të gjithë duhet të shohim drejt së ardhmes. Sepse kemi ende shumë gjëra për të bërë. Dhe do t’i bëjmë bashkë.

Rroftë Italia dhe rroftë Shqipëria ! Gëzuar Festën e Republikës të gjithëve!

Ambasadori i Italisë në Tiranë,
Fabrizio Bucci, Tirana, 2 qershor 2020

Cari connazionali, cari amici albanesi,

la data del 2 giugno è una ricorrenza
importante. E’ la Festa della Repubblica Italiana, perché proprio questo giorno di 74 anni fa gli italiani scelsero la Repubblica abolendo la monarchia.

Negli anni, l’Ambasciata d’Italia a Tirana ha sempre voluto celebrare questa ricorrenza tutti insieme, albanesi ed italiani. Una ricorrenza che ci ha sempre fatto piacere festeggiare anche per ricordare lo speciale rapporto che lega i nostri due popoli e i nostri due Paesi.

Nel mio primo anno come Ambasciatore d’Italia a Tirana sarebbe stato per me un immenso piacere, oltre che un profondo onore, trascorrere questa giornata di Festa tutti quanti insieme nella mia Residenza. Ma il 2020 è stato purtroppo un anno particolare. Il mondo è stato colpito dalla pandemia del Covid-19 e l’Italia è stato uno dei Paesi contro i quali il virus si è maggiormente accanito. A causa della guerra a questo “nemico-invisibile” ci hanno lasciato tantissimi italiani.

A loro e alle loro famiglie, ai loro cari, va oggi il mio saluto affettuoso, stringendo tutti in un grande abbraccio.

E’ anche per questo motivo che quest’anno abbiamo deciso di celebrare questa importante ricorrenza con sobrietà e con tutto il rispetto che si deve a chi ci ha lasciato.

Ma il mio pensiero va oggi anche alle migliaia di nostri connazionali che risiedono in Albania.

A loro rivolgo un caloroso saluto, volto ad assicurare che l’Ambasciata è presente e continuerà a dare loro massima assistenza, come è stato nella fase più acuta dell’emergenza epidemiologica.

Comprendo la difficoltà di essere lontani da casa e dai cari in un momento così difficile per il nostro Paese. A tutti gli italiani voglio dire: io e tutto il mio staff vi siamo vicini, siamo al vostro servizio, contate sempre su di noi.

L’Italia e gli italiani supereranno anche questa sfida grazie alla nostra forza, alla nostra resilienza e alle capacità umane che ci contraddistinguono come popolo. Ci lasceremo alle spalle questo momento difficile anche grazie all’aiuto di Paesi amici come l’Albania. Che, con un gesto di grande solidarietà e umanità, nel momento peggiore della pandemia, ci ha offerto il suo sostegno con l’invio di un gruppo di medici e infermieri in Italia. Un gesto che il popolo italiano non dimenticherà mai. Ancora grazie di cuore, avete commosso tutta l’Italia.

L’anno appena trascorso è stato importante anche per l’Albania. Un anno in cui si sono alternati momenti belli e altri meno belli. C’è stato il terremoto di novembre scorso e poi lo scoppio della pandemia di Covid-19 dei mesi scorsi. A tutti i fratelli e le sorelle albanesi che ci hanno lasciato, a tutte le loro famiglie, va il mio pensiero affettuoso. Sappiate che l’Italia vi è sempre stata vicina e sempre lo sarà. Dopo il terremoto dello scorso anno, i primi soccorsi ad arrivare sono stati quelli italiani.

Alla Conferenza di Bruxelles del 17 febbraio l’Italia è stata il primo Paese donatore.

Abbiamo fortunatamente vissuto insieme anche momenti belli. Il via libera all’apertura dei negoziati d’adesione con l’UE ha rappresentato un momento storico per il popolo albanese e per le sue Istituzioni. Da italiani, noi che siamo sempre stati i principali sostenitori del percorso di avvicinamento dell’Albania all’Unione Europea, abbiamo gioito per l’importante risultato.

Non faremo mancare il nostro sostegno anche in futuro, perché la vera sfida inizia adesso. La decisione di marzo non rappresenta infatti un punto di arrivo, ma di partenza di un percorso che porterà un giorno tutti gli albanesi all’interno della grande famiglia europea.

L’Italia è sempre stata, per l’Albania, un Paese fratello e amico. La storia, la geografia, l’economia, la cultura: sono tutte cose che ci uniscono in un legame speciale. Ma non dobbiamo accontentarci del nostro straordinario passato e del nostro importantissimo presente. Noi tutti dobbiamo guardare al futuro. Perché abbiamo ancora tante cose da fare. E le faremo insieme.

Viva l’Italia e viva l’Albania ! Buona Festa della Repubblica a tutti !

Ambasciatore d’Italia a Tirana,
Fabrizio Bucci
Tirana, 2 giugno 2020

Share: