Home KRYESORE Dalin bisedat sekrete, Merkelin e quajti “budallaçkë”

Dalin bisedat sekrete, Merkelin e quajti “budallaçkë”

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka etiketuar kancelaren gjermane Angela Merkel si “budallaqe” dhe i është mburrur presidentit rus Putin.

Të paktën kështu rrëfen gazetari i famshëm amerikan Karl Bwrnstein. Ky i fundit ka zbuluar për publikun përmbajtjen e disa bisedave telefonike që lidhen me shefin e Shtëpisë së  Bardhë, por edhe ato që ai vetë ka zhvilluar me udhëheqës të tjerë botërorë.

CNN shkruan se Bërnstein i ka marrë informacionet nga burime tepër konfidenciale.

Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se në bisedat telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, Trump i është mburrur se ka një pasuri të madhe që e ka bërë vetë, duke dalë jashtë qëllimit të bisedave zyrtare për të diskutuar për fatet e globit.

Po ashtu ai ka quajtur Obamën dhe pararendësit e tij, “të metë dhe ngordhalaq”.

Mediat shkruajnë se në debatet telefonike, Trump ka pasur mungesë të theksuar informacioni përballë Putinit, për çështjet ndërkombëtare dhe kjo ka alarmuar ish-zytarë të administratës, si ish-këshilltarin për sigurinë kombëtare John Bolton por edhe ish-Sekretarin e mbrojtjes James Mattis e atë të shtetit Tillerson./Opinion.al

Share: