Home KRYESORE Ilir Kadia: Profesioni i “Politikanit”

Ilir Kadia: Profesioni i “Politikanit”

Pas largimit nga Shqipëria të qytetarëve që vërshuan në ambasadat e huaja, Ramiz Alia, Presidenti i fundit komunist, i la të lira telefonatat me jashtë shtetit ndoshta për t’i treguar Perez de Quelarit, kreut të OKB-së, se regjimi i tij ishte human dhe nuk i penalizonte, as ata që ikën, as familjet e tyre.

Ata që mbetën brënda rrinin tërë natën në dëzhurnet e ndërmarrjeve duke u lidhur me njerëzit e tyre jashtë Shqipërisë, qoftë të ikur rishtaz, qoftë prej shumë kohësh. Qëllimi ishte i përbashkët: si ti bindnin të dërgonin ndihma në dollarë apo televizorë!

Një miku im kish telefon në zyrë se ish Sekretar i KQBRPSh! Ai mori në telefon një kushuri të largët në Greqi dhe ju presantua:
:- Alo!Jam filani,djali i filanit nga Tirana!
-Ooo!Po si jeni,si shkoni?Ç’punë bën t’i në Tiranë?
-Jam sekretar i KQ të BRPSh!
-Ç’punë është kjo?!
-Politikan!
-Ooo!Po paske para të madhe zotrote!
-Nuk kam brekë në bythë!
-Ooo!Po si e bën politikën pa brekë?!

Ja kështu i tha kushuri grek politikanit tonë të tridhjetë viteve më parë.

Sot?!Sot politikanët tanë veshin me brekë gjithë Greqinë,por s’duan vetë!

Share: