Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmjes sotme ka marrë vendim që të rihap transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike.
Por ekzekutivi tha se nëse nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim, dhe nëse situata epidemiologjike në Kosovë, ndryshon atëherë do të rekomandohet kthimi i masave rigoroze.
Shefi i ekzekutiv, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.
“Ne do të punojmë për hapjen e ekonomisë por duke pasur parasysh shëndetin e njerëzve”, u shpreh ai.
Duke arsyetuar këto vendime, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se deri në fund të javës me 28 qershor do të fillojë punën aeroporti në kryeqytet dhe auto-shkollat, raportojnë mediat në Kosovë.
“Ne synojmë që gjatë fundjavës të fillojmë punën qoftë për transportin ajror dhe punën e auto shkollave”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi tha se prej 1 korrikut do të hapen edhe pishinat.
“Nga data 01-07-2020 do të fillojnë të punojnë në bazë të udhëzimeve që do t’i japim gastronomia dhe pishinat”, bëri me dije Krasniqi./Abc news