Nga Azgan Haklaj
Kryeministri shqiptar epilog i sundimit e supremacisë etnopolitike, prolog i republikës realpolitike, barazisë qytetare, integrimit europian, barazisë së plotë në të gjitha fushat, garant i bashkëjetesës e harmonisë ndërfetare.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kurrë më qeraxhinj në trojet e tyre” Ali Ahmeti
Besëlidhja referendare e 30-të shtatorit në vitin 2018-të ishte një ngjarje madhore për Maqedoninë, në mënyrë të veçantë për shqiptarët që banojnë aty, por edhe për historinë e Kombit Shqiptar, për vetë peshën që deshmoj vota unike e shqiptarëve në këtë referendum.Shqiptarët e bashkuar gati u barazuan me maqedonasit pjesëmarrës në votim. Edhe pse nuk arrit korumi i nevojshëm, nuk përbënte problem, sepse ai nuk ishte obligativ, por opinionist.Po çfarë rezultati dha ky referendum, me të cilin do të heq një paralele me zgjedhjet e 15 korrikut, për të cilat jam besimplotë e shpresëmadh se shqiptarët do ta vazhdojnë këtë besëlidhje të votës unike, edhe pse partitë politike kanë dorëzuar listat e nisur fushatën bashkimi mund të bëhet edhe pas zgjedhjeve.?!Ai krijoj dy fronte, njërin integrues euroatlantik, e tjetrin frenato pengmarrës në hipotekat e stepave aziatike, strategjia e të cilit ishte ideuar në laboratorët e Kremlinit, ku janë hartuar prej shekujsh idetë e pansllavizmit.
Me pjesëmarrjen plebishitare në votim shqiptarët, dëshmuan forcën reale dhe me votën pro, deklamuan vokacionin perëndimor të tyre e përcaktuan kahjen Europiane të Republikës së Maqedonisë, si faktor determinant, shtetëformues, rreshtuar pa mëdyshje në krahun e Aleancës Atlantike e BE-së.Kjo besëlidhje shqiptare, referendare, unike do të mbetet në katalogun historik simotër e Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit të Deçiçit, Kuvendit të Junikut, Kuvendit të Vlorës e Aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Kaçanik, Besëlidhjes panshqiptare, “Një Komb, një qëndrim”,për tu rreshtuar në UÇK- në e lavdishme për çlirimin e Kosovës martire.
Ky besatim i shqiptarëve të Maqedonisë, përkonte me 550- vjetorin e Mosiut tonë Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me 140-të vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Në Nëntorin e parë Heroi ynë Kombëtar shpalli pavarësinë nga Perandoria Otomane, shpalosi Flamurin Kuqezi, të lirë dhe krenar. Bashkë me lirinë konstruktoi Shtetin e Përqëndruar Arbëror në aleancë të ngushtë ushtarake e politike me fuqitë perëndimore, Mbretërinë e Aragonës, Venedikun, Republikën e Raguzës e Papatin.Në Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) shqiptarëve të Maqedonisë u takoi fati e nderi i merituar historik të vendosin me votën e tyre vulën e përjetshme në projektin madhor panshqiptar dhe Euroatlantik, për një Maqedoni Europiane, në Nato dhe BE.
Prandaj ishte kaq e rendësishme e me peshë historike vota e shqiptarëve të Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit.Shqiptarët deshmuan se janë faktor shtetëformues në këtë republikë të vogël nga territori, por tepër të rendësishme në pikëpamjen gjeopolitike të fuqive të mëdha.Republika e Maqedonisë është nyja gordiane e politikës sllavëruese në Ballkan, krijesë artificiale e Jugosllavisë titiste në një krizë të thellë identiteti dhe e mbajtur peng nga politikat shoviniste ruso-bullgare, në armiqësi me fqinjin jugor Greqinë, për shkak të emrit dhe pretendimeve territoriale.
Maqedonia është shndërruar pikërisht për shkak të shqiptarëve autoktonë aty dhe etnogjenezës së saj, një vend kyç për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.Perëndimi, Nato-ja dhe BE-ja i kanë djegur kartat diplomatike ruso- sllave të cilat hartuan skenarin e shpërbëries së saj. Pas luftës për të drejtat politike e atyre kombëtare të shqiptarëve e arritjes së Marrveshjes së Ohrit, ajo që ju interesonte më së shumti shqiptarëve të Maqedonisë nuk ishte shpërbërja e këtij shteti e as ruajtja e mundimshme e status-quosë në një shtet të modelit nacionalist alla – Gruevski, por një Maqedoni Europiane, antare e Natos dhe Bashkimit Europian.
Të gjithë skenarët post referendum patën një emrues të përbashkët, Maqedoni e Veriut, në Nato dhe BE.Parlamenti i Maqedonisë pas referendumi të 30 shtatorit vulosi të ardhmen e Maqedonisë, me emrin Maqedoni e Veriut dhe orientimin euroatlantik të saj.Pranimi në Nato dhe fillimi i rrugës për në BE, pak muaj më parë është një bonos i merituar të cilin SHBA-Nato-ja, BE-ja u dhanë shqiptarëve të Maqedonisë, mbarë qytatarëve të saj, por dhe mbarë Kombit Shqiptar, luftërave e betejave shekullore për liri, sakrificave e vokacionit perëndimor të tyre.Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ishte gezim i dyfishtë.
Flamuri shtetëror, përkrah atij kombëtar u rreshtua mes flamujve të Aleancës së Atlantikut.Materializimi nga Nato-ja dhe BE-ja i projeksionit të votës plebishitare të shqiptarëve, në akord me strategjinë e tyre, për një Maqedoni Europiane ndau në dysh nyjën gordiane e mbylli përgjithmonë Kutinë e Pandorës, ku ruhen prej shekujsh furtunat e nacionalizmit ekstrem rus, Naçertania, Megalidheja dhe neootomanizmi. Për të mbërritur në këtë moment historik shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash të mëdha në kohët e vjetra dhe të reja.Shpirti liridashës e paqedashës i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni. Rreshtimi i tyre në kahjen e drejtë të historisë përkrah Aleancës perëndimore janë produkt i një pjekurie të thellë politike dhe i një vizioni të qartë për të ardhmen historike e fatin e Kombit tonë.Me dt 30 shtator shqiptarët votuan për identitetin kombëtar e rrenjët e lashta historike europiane të Kombit Shqiptar. Për korifejtë e tyre që u prinë përjetësisht në rrugën historike. Ata votuan për emblemat e ndritshme të Shqipërisë Europiane, Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) e Bijën e tyre Shen Terezen.Por misioni i kësaj besëlidhje të shqiptarëve duhet të vazhdojë.Ky mision nuk ka përfunduar.Besëlidhja shqiptare me votë unike me dt 15-të korrik, edhe pse partitë kanë dorëzuar listat, me një ansambël politik pas votimit duhet ta shembë barrierën e fundit të sundimit e supremacisë etnikopolitike, kryeministrin monopol.
Rrugëtimi i nisur në vitin 2001 nga krismat e para të lirisë së Tetovës, në marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës, në referendumin e 30 shtatorit të vitit 2018-të duhet të përmbyllet me sukses:Erdhi dita.Unë e besoj.Besoje edhe ti.Me votën unike realizoje ëndrrën. Kryeministrin e parë shqiptar. Asgjë nuk ka të pamundur.Guxo e beso.Bota është e guximtarëve. Bashkë. Qellimit ia arrin ai që ka motivin.Motivi është ëndrra shekullore.
Për realizimin e saj duhet bashkimi.Bashkimi bën fuqinë e fuqia drejtësinë.Erdhi dita për realizimin e kauzës hyjnore.Asgjë nuk mund ta ndalë.Asnjë forcë mbitokësore, as nëntokësore.E ka bekimin e votë Zotit.Vëllezër dhe motra të Maqedonisë së Veriut po ju drejtohem me këtë thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht.
Bashkohuni. Është moment historik të mbështetni kushtrimin e Ali Ahmetit, strategut të luftës, arkitektit të paqes, ideatorit të realpolitikës, konstruktorit të shtetit të paritetit, barazisë qytetare, i cili ka ruajtur sovranitetin e inegritetin territorial të Maqedonisë së Veriut. Ai dhe BDI-ja janë avanguarda e integrimit euroatlantik të Republikës Maqedonase. Teza e tij është përtej BDI-së, përtej partive politike shqiptare e maqedone.Kryeministri shqiptar nuk është ide politike, por vepër historike. Erdhi koha. Është momenti. Jo kryeministër monopol etnikopolitik. Kryeministër për qytetarin.Kryeministër shqiptar, dy shtyllat e programit të cilit janë:Integrim në të gjitha strukturat europiane dhe barazi të plotë në të gjitha fushat në Maqedoninë e Veriut.
Të dashur vëllezër dhe motra të Maqedonisë së Veriut.Ali Ahmetit ka merita të jashtëzakonshme për çeshtjen kombëtare qysh nga protestat studentore në Prishtinë, në vitin 1981, ku dhe u detyrua të dilte në ilegalitet. Në protestat e vitit 1989-të duke i mbështetur fuqishëm, ndonëse rrezikonte, për shkak të denimit me vdekje. Në luftën për çlirimin e Kosovës, si drejtues kryesor i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kordinator i të gjitha formacioneve luftarake shqiptare.
Në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare, e cila e dridhi shtetin sllavë, e detyroj regjimin barbar maqedonas të kapitulloj e të ulet në Ohër për marrveshje. Ali Ahmetit ka meritën se kurrë nuk pranoj skenarët për ndarjen e Maqedonisë së atëhershme që shqiptarët të humbnin trojet e tyre mijëravjeçare, ku i kanë rrënjët e veta iliro-dardano-arbërore, si banorët e parë aty.Meritën e Ali Ahmetit për refuzimin e ndarjes duhet ta njohin edhe qytetarët e Maqedonisë, të cilët do të ishin sot endacakë rrugëve të Bullgarisë, Greqisë, Serbisë, apo nëpër botë, pa dinjitet, pa asnjë vlerë, minoritet.
Shumë pak lider’ shqiptarë, aleatë ndërkombëtarë, analistë e besonin se burri që kishte veshur kostumin e UÇK-së do të vriste frikën, do triumfonte në luftë, do të imponohej në Maqedoninë e atëhershme dhe do të bëhej partneri me i besueshëm e interlokutori më adekuat i institucioneve prestigjoze ndërkombëtare. Edhe me romantikët nuk e besonin se Ali Ahmeti do të shndërrohej në një politikan kalibri e me vizion gjenial. As optimistët më magjikë se besonin se kaq shpejt do të ngadhënjete doktrina e tij, i cili përtej pushtetit personal, por ashtu si dje në luftë që më të shtrenjtë se jetën e kishte lirinë edhe në paqe deshmoj se të shenjtë ka demokracinë, forcimin e saj, krijimin e konsolidimin e shtetit real politik, barazisë qytetare, bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare, e integrimin euroatlantik, duke mbrojtur me fanatizëm identitetin kombëtar e simbolet kombëtare.
Edhe iluministët më të medhenj nuk mund të besonin se në Maqedoninë e Veriut Gjuha Shqipe do të zyrtarizohet, do të vijë një ditë që të kemi Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë shqiptar, zv kryeministra shqiptarë, ministra të brendshmëm, të mbrojtjes, të arsimit shqiptarë, po ashtu edhe kryetarë të gjykatave supreme e kushtetuese shqiptarë.Pas 70-të vitesh Flamuri Shqiptar u valvit i lirë në Kërçovë, në fitoren historike të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Kush mund ta besonte që në polici dhe në ushtri mund të rrreshtohen mijëra shqiptarë nën armë?!
Ëndrrimtarët më të medhenj nuk mund të parashikonin që mund të kishte kaq universitete shqiptare prestigjioze në Maqedoninë e Veriut, në auditorët e të cilëve studiojnë studentë edhe nga Ballkani. Në të gjitha institucionet shqiptare valvitet krenar Flamuri ynë Kombëtar i Gjergj Kastriotit, shtatorja e të cilit është vendosur si Keops në mes të Shkupit nga Ali Ahmeti.Asnjë profet nuk mund prognozonte arritje kaq të mëdha në dy dekada.E pra të dashur vëllezër dhe motra.
“Ti japim Qezarit atë që i takon Qezarit”. Sllogani i Ali Ahmeti dhe BDI-së është.”Atë që filluam në Ohër dy dekada më parë, e vazhduam në Prespë dy vjet më parë, do ta përfundojmë me kryeministrin e parë shqiptar”. Unë e besoj. Besoje dhe ti?! Besoje dhe votoje. Votoje BDI-në, nr 9-të. Çdo shqiptar duhet të votojë BDI- në dhe Ali Ahmetin, dalëzotësin e shqiptarëve, dje në luftë e sot në paqe. Dalëzotësin e integritetit territorial të Maqedonisë së Veriut e sovranitetit të saj. Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut shenon epilogun e sundimit e supremacisë etnopolitike dhe prologun e Republikës realpolitike, paritetit, barazisë qytetare, integrimit europian, barazisë në të gjitha fushat.
Kryeministri Shqiptar nuk është ide politike por vepër historike. Është momenti të vlerësojmë dhe t’i shprehim mirënjohjen BDI-së për faktin se nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët politikë, por me shpalosjen dhe argumentimin e programit të saj voluminoz, dhe ofertës së jashtëzakonshme, por plotësisht të realizueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Është meritë personale e Ali Ahmetin që qytetarët. kritikojnë, akuzojnë, madje deri në fyerje e sharje, shfryjnë dufin deri në urrejtje, të nxitur nga qarqe antishqiptare, e për shkak të utiliteteve individuale apo të grupacioneve politike, që dy dekada më parë nuk guxonin t’i mendonin nga frika se po ua lexojnë mendimet, e jo më t’i shprehnin publikisht ato. Gërmoni në kujtesën tuaj e sillni në vëmendje sjelljen barbare të shtetit maqedonë, edhe kur ishte pjese e ish Jogodllavisë, por edhe kur u bë republikë e pavarur. Makineria shtetërore maqedonese bënte çfarë të donte.Maqedonasit ishim të paprekshëm.Shteti maqedonas shkonte ku të donte me forcat speciale në zonat shqiptare, të cilët vrisnin, burgosnin, torturonin, denonin shqiptarët e pafajshëm, të pambrojtur që nuk kishin as liri, as shkollim, as dinjitet, asnjë të drejtë dhe s’kishin rrugë tjetër veçse të nënshtroheshin.
Kush e vrau këtë frikë?! Ali Ahmeti. Uniformën e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së mund ta vishte çdo shqiptar. Po kush guxoj?! Ali Ahmeti. Ai ua hoqi frikën shqiptarëve nga uniforma policore maqedonese. Pas luftës ai nuk kërkoj pushtet për vehte, por shtet me barazi të plotë, që shqiptarët ta ndienin veten të barabartë me zaptuesit e trojeve stërgjyshërore, por qeraxhinj kurrë më. Me kujdes e maturi eci në rrugëtimin 20 vjeçare për zbatimin e doktrinës së tij politike.Ka mbetur vetëm një barrierë për ta shembur. Kryeministrin monopol etnikopolitik.Asgjë nuk ka të pamundur.Njerëzit e zotë që kanë ideal, vullnet, besim tek vetja dhe Zoti, me forcë e energji të pamundurën e bajnë të mundur. Lufta nuk fitohet me një betejë. Ngadhënjimi don durim.Ja ku erdhi beteja e fundit. Diga sa do e fortë të jetë kur çahet shembet. Shqiptarët me votën e tyre do ta shembin këtë digë që ka filluar çarjen. Unë e besoj uraganin Ali Ahmeti, se do ta shembë këtë digë.Besoje edhe ti. Premtimi i guximshëm i BDI-së do të realizohet. BDI-ja me këtë levizje spektakolare përtej saj, mbi partitë politike po kërkon një kryeministër shqiptarë. Qytetarët maqedonas kishin dy mundesi zgjedhje për kryeministër nga LSDM, VMRO -DPMNE. Në qëndrimin ndaj shqiptarëve kanë deshmuar të njëjtën filozofi.Engjëj para votimeve dhe momentit të formimit të qeverisë dhe djaj’ sapo çertifikonin pushtetin. Sapo hipin në pushtet i kthehen qasjes ultranacionaliste që e kanë në gen, zhargonit politik të urrejtjes patologjike, propotencës, arrogancës.Të gjithë pamë një Zaev të dyfishtë. Sa hipokrit, herë si delfin, herë si krokodil, që verteton katërcipërisht fjalën e urtë popullore:”Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”.Asnjë ndryshim nuk ka Zaevi nga Gruevski kur vjen puna në qëndrimin ndaj shqiptarëve. Ali Ahmeti e rrëzoi këtë monopol të këtij binomi etnikopolitik, ashtu siç shembi mazhorancat absolute të Gruevskit, i cili mandatet e shqiptarëve i përdorte vetëm në mënyrë figurative, sepse kishte fuqinë politike për të marrë vendime e për t’i legjetimuar ato. Demokracia është konkurim, alternativë, moral, forcë, matematike politike, intuitë që buron nga dhuntitë natyrore dhe eksperienca për kapjen e momentit.Ali Ahmeti e kapi momentin. Tash qytetarët e Maqedonisë kanë edhe një alternativë. Kryeministër shqiptar, përtej partive politike.
Kam ndjekur disa analistë duke hequr paralele mes. zgjedhjes së kryeministrit dhe zgjedhjes së presidentit.Nuk janë praktika ekuivalente juridiko- kushtetuese.Nuk kanë korelacion. Presidenti zgjidhet me votim popullor e shqiptarët nuk e kanë këtë mundësi tani, përveçse në rastin e një kanditature konsensuale të një mazhorance qeverisëse. Shqiptarët kanë këtë mundësi: Kryeministrin shqiptar. Të gjithë analistët skeptikë që e shohin të pamundur i pyes?!Në momentin që partia fituese maqedonase nuk e formon dot qeverinë, a e provon shansin e dyta?! Edhe ajo nuk e formin dot qeverinë pa mandatet e shqiptarëve. Shqiptarët e bashkuar në këtë moment propozojnë një kryeministër mbipartiak konsensual shqiptar.Ja pra që në këndveshrtimin demokratik, kushtetues, aritmetikës politike të moralshme qënka e mundur.
Këtë po kërkon Ali Ahmeti. A është e mundur. Sigurisht që po. Erdhi koha. Është moment historik. Kryeministër shqiptarë. Unioni Artistik i Kombit Shqitar fton të gjithë shqiptarët në mbarë trojet shqiptare, në diasporë të mbështesin veprën historike, kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Një komb, një qëndrim”.
Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, Nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti” Autor i 7-të Librave.