Home Gjeo-Ekonomia Kur dhe ku rifillon transporti publik urban dhe ndërurban në Shqipëri

Kur dhe ku rifillon transporti publik urban dhe ndërurban në Shqipëri

“Duke filluar nga data 24 qershor, të gjitha linjat e transportit ndërqytetase do të fillojnë punën.”

Kështu njoftoi Ministria e Infrastrukturës që theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë nga kompanitë e transportit publik, të cilave do t’i rimbursohet 100% e shpenzimeve për naftë nga qeveria.

Por përfaqësuesit e transportit publik në rrethe kanë dalë me qëndrime të ndryshme.

Përfaqësues të Transportit Publik në Shkodër kanë konfirmuar nisjen e udhëtimeve drejt Tiranës dhe linjave tjera në datën 22.

Ndërkohë, 50 përfaqësues të 33 linjave interurbane të Vlorës kanë dalë në protestë. Ata nuk kundërshtojnë më protokollin e vendosur nga Ministria, por kërkojnë të marrin pagesën prej 40 mijë lekësh, të dhënë nga qeveria për punonjësit e bizneseve, raporton ABC News.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria njofton rinisjen e shërbimit të transportit publik në Shqipëri, që pritej të fillonte punën në 22 qershor./Exit.al

Share: