Home KRYESORE Mbyllet Bypassi i Fierit/Tunel në Llogara, Rama njofton dy tendera të rinj

Mbyllet Bypassi i Fierit/Tunel në Llogara, Rama njofton dy tendera të rinj

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot për të inauguruar hapjen e Bypass-it të Fierit.

Sipas kreut të qeverisë sfida e radhës është Bypass-i i Vlorës. Rama njoftoi se për të do të ketë një garë ndërkombëtare për Tunelin e Llogarasë, teksa shton se brenda qershorit do hapet tender edhe për ndërtimin e aksit përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet me Bypass-in e Fierin.

“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit. Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.

Bypassi i Fierit është një nga projektet më të zgjatura në kohë të qeverisë Rama. Për këtë aks që lidh rrugën nacionale Levan-Vlorë me atë të Lushnje-Fier është filluar të flitet që në vitin 2012-të, kohë kur edhe është hapur gara për tenderin e parë./Opinion.al

Share: