Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga koronavirusi për Bashkimin Evropian.
Merkel ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku.
Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për të ndihmuar Evropën në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të formuar kryesisht prej granteve.
Mirëpo jetësimi tij po përballet me kundërshtimet e disa shteteve që janë duke hezituar në ndarjen e fondeve.
Teksa kanë folur në një konferencë për media me Macronin, Merkel ka thënë se “Gjermania dhe Franca dëshiron të luajnë rol të përbashkët në muajin e ardhshëm, që bën të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”.
“Pritshmëritë janë të larta dhe ne e dimë që kur Gjermania dhe Franca janë të bashkuara, Evropa jo domsdoshmërisht është e bashkuar .Mirëpo nëse Gjermania dhe Franca nuk arrijnë pajtueshmëri, atëherë gjërat nuk janë në rrugë të mirë për unitetin e Evropës”, ka shtuar ajo.
Presidenti francez e ka konsideruar pandeminë me koronavirus dhe pasojat shoqëroro-ekonomike si “moment të së vërtetës” për Evropën.
“Ne mund ta bëjmë këtë moment të së vërtetës në moment të suksesit”, ka thënë Macron, duke insistuar në nevojën e arritjes së marrëveshjes brenda BE-së për planin e rimëkëmbjes ekonomike.
“Ne do të bëjmë gjithçka me kancelaren që të kemi marrëveshje për buxhet në muajin korrik”, ka thënë ai.
Kjo çështje do të jetë në agjendën e samitit evropian në Bruksel muajin e ardhshëm.