Home Gjeo-Ekonomia Nisja e fluturimeve,aeroporti “Nënë Tereza”:Lejohen vetëm rezidentët në BE

Nisja e fluturimeve,aeroporti “Nënë Tereza”:Lejohen vetëm rezidentët në BE

Aeroporti “Nënë Tereza” TIA ka dhënë sot disa detaje të rëndësishme lidhur me fluturimet hyrëse dhe dalëse në vend. Ky informacion i aerportit vjen pikërisht në momentin që Bashkimi Europian ka nisur fluturimet  brenda vendeve të zonës.

TIA  njofton se gjatë ditës së sotme do të fluturojnë Austria Airlines, Ai Serbia, Air Albania dhe Aegean Airline, ndërsa bën me dije se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Njoftimi i aeroportit 

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05

Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00

Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15

Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Share: