Home KRYESORE Pas takimit me Ardi Veliun, flet Zaida Çobo: Çfarë do të ndodhë...

Pas takimit me Ardi Veliun, flet Zaida Çobo: Çfarë do të ndodhë me padinë

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është takuar paraditen e së dielës me Zaida Çobon, nënën e 17-vjeçarit të dhunuar nga policia për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës.

Ky takim erdhi pas një padie që Zaida Çobo kishte paraqitur në gjykatë për kreun e policisë, lidhur me videon që Veliu kishte prezantuar gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Sigurisë, ku Çobo paraqitej me një armë në dorë.

E pyetur nga Opinion.al lidhur me këtë takim, Çobo u shpreh: “U kontaktova përmes nëpunësit të vet ditën e shtunë për të mundësuar një takim me zotin Veliu dhe sot kam shkuar në zyrën e tij. Më ka këkuar ndjesë dhe kuptova që ishte e sinqertë.  Informova avokatin tim dhe vendosa ta tërheq padinë që kam ngritur personalisht ndaj zotit Veliu. Le t’i japim një shembull të mirë shoqërisë sonë. Nesër do të shkoj ta tërheq padinë”, tha Çobo duke shtuar se çështja lidhur dhunimin e djalit do të vijojë./Opinion.al

Share: