Nisur nga zhvillimet e fundit në vend sa i përket negociatave të vazhdueshme të palëve politke në vend për Reformën Zgjedhore, një peticion po shpërndahet online në lidhje me të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë jashtë territorit të vendit.
Diaspora Shqiptare, kërkon të drejtën e votës në vend: “si një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë”.
Në kërkesën e tyre theksohet që “kjo e drejtë duhet të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.
“Kemi qenë të informuar për hapat marra deri tani për këtë proces. Kodi zgjedhor i sotëm nuk ta lejon te votosh sepse duhet ta kesh adresën e banimit këtu në Shqipëri, pra edhe nëse vijmë është e kotë”, tha Anila Hyka kryetare e këshillit kordinues të Diasporës në “Wake Up”.
Dy janë kërkesat që Diaspora ka dhe synon përmes këtij peticioni: T’iu mundësohet të gjithë shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e drejta e votës nga vendbanimet e tyre. Kërkojmë që kjo e drejtë të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
-T’i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura.
Referuar pikës së dytë Hyka tha se “Sistemi zgjedhor me lista të hapura mundëson votimin dhe për individin, pra njerëzit mund të kenë kontakt direkt me atë që do e përfaqësojë, të kenë të drejtë t’i kërkojnë llogari. Sot I shohim listat e atyre që janë në parlament, ku janë deputetët? Dhe pse jo dhe diaspora të ketë përfaqësuesin e tyre”.
Ndërkohë në kërkesën për peticon të Diasporës thuhet se: “Respektimi i të drejtave të shtetasve shqiptar dhe i parimeve të demokracisë është thelbësor për shtetin shqiptar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
PETICIONI: https://www.thepetitionsite.com/361/966/717/petition-demanding-diaspora-vote-and-election-reform-in-albania/
Top Channel