Home KRYESORE Profesori i Harvardit: Mbyllja e shkollave, më e rrezikshme se Covid-i për...

Profesori i Harvardit: Mbyllja e shkollave, më e rrezikshme se Covid-i për fëmijët

NEW YORK, NY - MARCH 17: A hallway is empty on what would otherwise be a school day as teachers and faculty members learn remote teaching and methods for students at Yung Wing School P.S. 124 in the Manhattan borough of New York City. Public schools in New York City have been shut down until at least until April 20th amid the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Michael Loccisano/Getty Images)

Mënyra e vetme për t’u siguruar që të ketë zero raste me Covid-19 në shkolla, është mbajtja e tyre e mbyllur për vitin e ardhshëm.

Por sipas ekspertëve të shëndetit mjedisor, kjo nuk është e pranueshme kur shikon rreziqet e tjera me të cilat përballen fëmijët e mbajtur në shtëpi.

Joseph Allen, i cili është drejtor i Ndërtimit të Programit të Shëndetit në Shkollën e Harvardit, tha se është më mirë të ndërmarrësh hapa për t’i bërë shkollat më të sigurta se sa t’i mbyllësh fare ato.

“Unë them se kostoja e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është shkatërruese, si dhe ka strategji të provuara të tjera që mund të minimizojnë rrezikun si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit”, tha profesor Allen, citon CNN“Kështu që kur kemi këtë diskutim për fëmijët që të kthehën në shkollë, duhet ta vendosim atë në kontekstin e kostove individuale dhe shoqërore të të mbajturit të fëmijëve në shtëpi”.

Sipas Allen, fëmijët në shtëpi mund të përballen me probleme fizike shëndetësore, sikurse është qëndrimi gjatë ulur. Problemet e shëndetit mendor, shpesh të përkeqësuara nga mungesa e ndërveprimit dhe lidhjes sociale, shihet gjithashtu si një problem.

Sipas profesorit të Harvardit, një numër i madh i nxënësve nuk po i vijojnë mësimet online.

“Tani kemi një braktisje virtuale. Për shembull, kemi Boston-in, ku 20% e fëmijëve në maj nuk vijonin mësimin. Ngjashëm ndodhi edhe në Filadelfia, ku vetëm 50% e fëmijëve të shkollës fillore po vijonin përditë mësimin.”– tha ai.

Allen theksoi shqetësimet e UNICEF-it se fëmijët në shtëpi gjatë bllokimit janë në rrezik më të madh të bien pre e abuzimit, neglizhencës, shfrytëzimit dhe dhunës./Hashtag.al

Share: