Home KRYESORE Reforma Zgjedhore, Rama: Ne e kemi bërë pjesën tonë

Reforma Zgjedhore, Rama: Ne e kemi bërë pjesën tonë

Pas dështimit të përmbylljes së reformës zgjedhore më 31 maj, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se  mazhoranca e ka bërë pjesën e saj duke respektuar afatin e 31 majit, ndërsa shton se dizinformimet për reformën vazhdojnë.

Po ashtu, ai ka mohuar se aktualisht ndodhet në Francë, duke thënë se kishte udhëtuar drejtë këtij shteti ditën e premte dhe është kthyer të shtunën pas një vizite informale, që sipas tij, ishte e një niveli të lartë.

Reagimi

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë. Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet./ Opinion.al

Share: