Se çfarë shteti kriminal kemi, kuptohet shumë qartë nga situata në Kadastrën e Vlorës; po ashtu edhe dështimi I Reformës në Drejtësi!
Prona të mrekullueshme në bregdetin e lakmuar të jugut, të cilat kanë 2, 3 apo më shumë pronarë, të gjithë të faktuar me vendime gjykate dhe një institucion tërësisht të paaftë ligjërisht për të zgjidhur situatën e për të regjistruar pronën;
Pronarë, miq me pushtetin, që kanë të njëjtin pretendim e që ushtrojnë të njëjtin presion ndaj punonjësve të Kadastrës;
Polici krejt të paaftë për të siguruar rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve;
Drejtorë Kadastre që, me premtimin e partisë e deputetit të parë të Vlorës emërohen të premten dhe ikin nga sytë këmbët të hënën!!!
Shtet kriminal, i vendosur kokë e trup nën këmbët e bandave, oligarkëve dhe urdhrave të partisë!/Telagraf.Al