Një tjetër ngjarje e rëndë e ngacmimit seksual me të mitur është regjistruar.
Një 48-vjeçar është ndaluar nga policia e Beratit pas denoncimit se ai ka ngacmuar seksualisht një 5-vjeçare.
Policia kanë ndjekur rastin, duke vizituar fillimisht vajzën 5-vjeçe në Spitalin Rajonal të qytetit.
Policia njofton për ngjarjen se:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
Top Channel