Mesditën e sotme një grup aktivistësh janë mbledhur në një protestë paqësore në bulevardin kryesor të Tiranës.
Motivi i grumbullimit është sepse të pranishmit kanë kërkuar që vaksina anti-COVID19 të mos bëhet me detyrim.
Fillimisht protestuesit kanë nisur me marshimin simbolik nga parku “Rinia” e deri përpara godinës së kryeministrisë duke mbajtur pankarta dhe bluza me mbishkrime:
“NO VACCINE BY FORCE!”
“NO MORE QUARANTINE!”
“NO MORE PLANDEMY Nr.2!”
“No 5G!”.