Ditën e sotme Shoqatat e Transportit Publik ka protestuar sërish për protokollet e sigurisë të transportit Sipas tyre, asnjë përfaqësues i ministrisë së Infrastrukturës apo qeverisë nuk i ka pritur dhe nuk është ulur për diskutim.
Ata shprehen se në kushtet në të cilat ndodhemi nuk mund të rifillojnë punën dhe se për këtë arsye kërkojnë ndryshimin e protokolleve të sigurisë.
Ato i kanë deklaruar se kërkojnë një takim me ministrinë e Financave ose kryeministrin Edi Rama që t’u parashtrojnë qartë kërkesat e tyre, pasi deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.
“Nuk ka ardhur asnjë për të na dëgjuar. E bëmë këtu në mënyrë simbolike te lokomotiva pasi jemi i vetmi vend që e kemi vrarë trenin. Prandaj ju bëj thirrje që të mos e vrasin transportin publik. Ne paguajmë taksa dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Kemi më shumë se dy muaj që i bëjmë të ditura kërkesat. Ne e kemi të pamundur që të rifillojmë shërbimin në këto kushte. Ne kërkojmë rishikimin e protokollit të sigurisë. Nëse nuk rishikohet, nëse nuk bëhet i mundur operimi sipas çdo vend të botës, pasi e ka bërë edhe Evropa. Këtu te ne nuk është funksionale aspak. Nuk mund të jetë përgjegjësi e operatorëve të transportit sjellja e pasagjerëve në bord. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe gjithë personave të deleguar prej tij që të reflektojnë që të na thërrasin në një tryezë, pasi nuk jemi ulur deri më tani. Kërkesat tona janë shumë të qarta, por nëse nuk i ka të qarta qeveria, ne pranojmë të ulemi dhe t’i sqarojmë.”/ Opinion.al