Home KRYESORE Teatri/ PD padi në SPAK ndaj Ramës, Valiajt dhe zyrtarëve të tjerë

Teatri/ PD padi në SPAK ndaj Ramës, Valiajt dhe zyrtarëve të tjerë


Siç kishte paralajmëruar më herët,  Partia Demokratike ka dorëzuar  sot në SPAK padinë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas selisë blu, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i  Tiranës Erion Veliaj kanë shkelur ligjet për të grabitur e tokën publike të teatrit.

KALLËZIMI ËSHTË PËR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE TË MËPOSHTME: 

  1. “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,
  2. “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,
  3. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
  4. “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,
  5. “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
  6. neni 259 i K.Penal,
  7. “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,
  8. “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333 i K.Penal
  9. “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.

 KALLËZIMI DREJTOHET KUNDËR: 

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;

Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane;

Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar;

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë;

Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.

Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit./ Opinion.al

Share: