Home KRYESORE Vepra e Petro Zhejit do të jetë mes nesh, e pavdekshme

Vepra e Petro Zhejit do të jetë mes nesh, e pavdekshme

Nga Albert Nikollay

Petro Zheji ishte nje njeri me mentalitet Evropian te kulluar. Ai ishte gjuhetar i rangut te Majejerit, Follmayerit, Lajpnicit. Ne e kishim një gjeni në mesin tonë. Ai ishte Petro Zheji.

Epirot i kulluar, shqiptar i pastër, burrë që për nga mençuria tejkalonte gjithë Akademinë Komuniste te Shkencave RPSSH, akademi e cila ishte e mbushur me langanjosë që i lëpiheshin Enver Hoxhës. Por edhe pas rënies se Komunizmit, askush nuk u kujtua për të, askush nuk e thirri të merrte drejtimin e Akademisë se Shqipërisë, askush!!!.

Teoria e tij e algoritmit, me rezulton te jete, teoria me sakte gjuhësore, e bazuar mbi sistemin matematikor, ose mbi teoritë e Logjikës Racionale dhe Ritmit te mendimit.

Duke bërë një krahasim mes Gjuhës Shqipe, versioni Geg dhe Greqishtes së vjetër, pashë që më shume se 80 për qind e fjalëve shqipe rridhnin nga dialekti Dorik, i Greqishtes, dhe te gjithë këto fjale te greqishtes ishin bashkime te fjalëve njërrokëshe te sanskritishtes(pellazgjishtes).

Ai iku, pa u ankuar, pa sharë askënd, pa fyer askënd, me heshtjen e tij prej gjeniu, siç bënë dhe shume figura te tjera shqiptare, si Lasgushi, Frederik Reshpja…

Por kur të gjitha teoritë gjuhësore te modelit stalinist, të jene shuar, Vepra e Zhejit do të jetë mes nesh, e pavdekshme. Unë gjithmonë e kam adhuruar këtë shqiptar te madh, këtë gjeni te heshtur, këtë punëtor te palodhur te dritës dhe dijes.

Share: