Home KRYESORE Thyen masat e sigurisë, 100 milionë lekë gjobë bizneseve në Korçë

Thyen masat e sigurisë, 100 milionë lekë gjobë bizneseve në Korçë

100 milionë lekë gjoba janë vendosur nga Policia në Korçë gjatë kontrolleve në lokale, bare, restorante dhe “fast food”-e.

Nisur nga situata e rënduar e pandemisë, kontrollet kishin si qëllim inspektimin e zbatimit të rregullave të distancimit social.

Deri më tani, janë marrë 10 masa administrative, nga 10 milionë lekë të vjetra secila.

Subjektet e gjobitura u konstatuan se shërbenin në ambjente të mbyllura dhe kanë thyer distancën 1,5 metra.

Ndër të tjera, policia ka këshilluar subjektet të respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe në qytete të tjera, policia u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. /Opinion.al

Share: