Home KRYESORE Transporti urban në protestë, nuk lejohen të afrohen tek Ministria

Transporti urban në protestë, nuk lejohen të afrohen tek Ministria

Shoqata e Transportit Urban ka protestuar ditën e sotme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave kryesisht financiare.

Protestuesit janë ndaluar tek Sheshi Skënderbej pasi policia nuk i ka lejuar që të afrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duke iu thënë se nuk lejohen tubime të paligjshme.

‘’Duam një ndihmë financiare të dytë. Siç mori biznesi 3 paga. Ne 40 mijë lekë për 5 muaj. ‘’- tha një punonjës.

Rinisja e transportit publik është shtyrë pa afat. Unioni i Shoqatave të Transportit paralajmëroi se nuk do të dilte në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre, si më poshtë:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2 – Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3 – Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4 – Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Deri tani qeveria ka miratuar njohjen si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot për biznesin e transportit publik dhe heqjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020. /Opinion.al

Share: