Opozita parlamentare ka marrë nismën për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave. Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka firmosur një herë këtë draft por që është tërhequr më vonë.
Ai dha shpjegime se pse u tërhoq nga nisma e marrë nga opozita parlamentare.
“U tërhoqa sepse nuk isha pro heqjes së koalicioneve parazgjedhore dhe pragut 5%. Ne jemi parti e vogël dhe heqja e koalicioneve na dëmton. Unë e kisha lexuar atë që firmosa por shkesa ishte në ndryshimin e dy neneve 64 dhe 68. Për këtë të fundit isha për paragrafin e dytë. Në parim ishte një marrëveshje gentlemanësh. Qëllimi ishte hapja e listave. Media serviri një platformë dhe më lindën dyshimet dhe po e shikoja më me qetësi jashtë emocionit të përfshirjes për të bërë hapjen e listave. Kam qenë ndër të parët që kam dashur hapjen e listave. Mungesa e koalicioneve dhe ngritja e pragut në 5% më trembën. Ne ishim të gjithë unison për hapjen e listave. Kur zhvendoset fuqia, ikën tek ata që kanë kartonin, ikën dhe fuqia”- tha Roshi.
Top Channel