Home KRYESORE Universiteti i Oxford ben “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh perfunduam ku?!

Universiteti i Oxford ben “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh perfunduam ku?!

Deksametazoni, nje nenprodukt i kortizonit qe niihet prej dekadash, ul vdekshmerine ne menyre te ndjeshme ne pacientet me covid19. Kortizoni dhe nenformulat e tij jane preparate imunosupresive, pra qe ulin imunitetin, dhe jane pjese e domosdoshme e terapive ne pacientet e transplantuar ne te cilet eshte e domosdoshme ulja e imunitetit per te reduktuar fenomenin e flakjes. Kemi kohe qe kemi thene kete, pas studimit te kohortave te pacienteve te vdekur nga covid19.

Ne menyre paradoksale vdekshmeria e covid19 eshte shume me ulet ne pacientet e imunodeprimuar sikurse Aids, femijet, toksiokodipendente, pacientet nen kemioterapi ose popullatat e radioaktivozuara.

Mjekesia klasike post Pasteur thote qe per cdo infeksion duhet te rritet imuniteti. Per sarscov2 funksionon ndryshe, pra jemi perballe nje forme te re, nje pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike te cilat ne nje perqindje te rasteve japin fenomenin e citokine storm qe shkakton vdekjen. Sa here duhet te themi qe nuk vdes nga sarcov2 por vdes nga reaksioni ndaj sarscov2.

Jemi perballe nje situate anormale qe kerkon ne menyre te domosdoshme kerkimin shkencor te mirefillte.

Deksametazoni apo edhe produkte te tjera qe perdoren per imunodeprimim mund te jene opsione trajtimi sikurse edhe vete ciklosporina, por vetem kerkimi shkencor mund te jape perfundime. Nje gje eshte e vertete.

Faktet jane teper kokeforte dhe e vendosin sarscov2 dhe semundjen qe ai shkakton covid19 ne nje konotacion te ri te mjeksise postmoderne dhe si e tille nuk perjashtohet qe menyrat e trajtimit te saj te jene diametralisht te kunderta me ato te mjeksore klasike qe jane te afirmuara.

Ajo cfare dime pas Pasteurit te madh eshte qe cdo infeksion duhet te trajtohet duke luftuar infeksionin dhe duke rritur imunitetin. Gjetja e radhes qe kortizoni ka efekte te jashtezakonshme dhe qe eshte nje produkt qe ul imunitetin, na ben te mendojme qe jemi perballe fillimit te nje mjeksie me parime me te ndryshme me ato qe ne dime deri tashme.

Produkte te tjera sikurse tocilizumab apo inhibitoret e Il1 sikurse canakinumab jane perseri imunosupresor. Pra trajtimi mesa duket me i suksesshem jane imunosupresoret, pra de facto dont fight the infection but fight the reaction.

Blloku i terapive funksionale po i ngjan gjithmone e me shume nje mix terapish ndaj xenotransplantave se sa ndaj nje infeksioni viral klasik. Jemi perballe nje prej momenteve me eklatante te historise se evolucionit te mjeksise ne te cilin edhe gjykimi shkencor duhet te jete sa me shume i hapur dhe open mind.

P.s. Ky eshte debati shkencor. Konkordon
prof Ilit Ohri, prof Etmond Celiku dhe dr Maksim Basho.

Share: