Home KRYESORE Venecia kërkon rishikimin e ligjit “antishpifje”: Është i pazbatueshëm

Venecia kërkon rishikimin e ligjit “antishpifje”: Është i pazbatueshëm

Komisioni i Venecias i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të rishikojë paketën antishpifja pasi sipas tyre draft-amendamentet e ligjit janë të pa zbatueshme në variantin aktual.

Në draft-opinionin e Venecias të zbardhur nga A2CNN thuhet se ligji vuan nga paqartësitë dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe fjalimit politik në Shqipëri.

Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve. Prania e përfaqësuesve të komunitetit të medias dhe shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike, mund të jetë një hap që forcon pavarësinë e këtij organi.

Është e paqartë nëse anëtarët e AMA-s dhe të Komitetit të Ankesave janë mjaftueshëm të pavarur nga industria e madhe e mediave, në bazë të rregullave për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit”.

Ligji antishpifje i propozuar nga qeveria shqiptare nxiti reagime brenda dhe jashtë vendit për faktin se ai mund të cënonte lirinë e mediave. Për një gjë të tillë, Këshilli i Europës ju drejtua Komisionit të Venecias për një opinion.

Ndër të tjera, Komisioni i Venecias nuk bie dakord me gjobat në rast të shkeljes së ligjit nga mediat “online”.

Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë” mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media…Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave “online” në rast ankimimi në gjykatë”, lexohet në raport.

Në fund, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave. / Opinion.al

Share: