Nga Azgan Haklaj
Prushi i Trojës shqiptare zgjim i ndërgjegjes kombëtare.
In Memoriam për Oso Rrfen’ -Oso “Barotin” Kullat shqiptare që shënuan historinë e Kombit.
Lahuta e Malësisë, këngët e para të së cilës u botuan në vitin 1907-të, është cilësuar nga studiuesit shqiptar dhe të huaj, si Iliada Shqiptare, nga disa është cilësuar Eposi Shqiptar, por ka edhe nga ata që e kanë pagëzuar si Eposi i Ballkanit.Ajo e vendos krijuesin e saj, Homerin tonë Gjergj Fishtën në Panteonin e kulturës, letërsisë dhe të patriotizmit shqiptar.Besoj se ashtu si mua, edhe mijëra të tjerëve që e kanë lexuar me vëmendjen që meriton këtë kryevepër të letërsisë shqipe, ju ka lindur natyrshëm pyetja:Përse Oso Kuka është përsonazhi qëndror’ i Lahutës së Malësisë?Poeti i madh i ka kushtuar jo vetëm një kapitull apo ( këngë) të veçantë, këtij trimi legjendar, po për më tepër me përshkrimin mjeshtëror të portretit të tij, i ka dhanë Oso Kukës tipologjinë e genit të Racës Iliro -Arbërore.Fishta ka shkuar më tej duke i veshur heroit tipare të pavdekësisë, si Homeri Akilit tek Iliada.”
Thonë i ka një palë musteqeKaçurel e leqe, leqeQë me i mrri der’ në fletë të sylahitTë gjatë e të trashë si llana e krahut”.Apo më poshtë:” Edhe plumi thonë si nguletN’ta tagani dhe përkuletTop me i ra shpirti si shkulet”.Nëse lahuta evokon me të drejtë historinë e lashtë të Atdheut, qytetërimin e lashtë pellazgo-ilir, Aleksandrin e Madh,Teutën, Pirron e Gjergj Kastriotin( Skënderbeun), e ngjarjet historike të shkuarës së largët i kalon përciptazi, me një veshtrim empirik, dhe i vën ato mjeshtërisht në shërbim të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, Epopenë e Oso Kukës dhe të betejave me malazezët i ka në epiqendër të poemës.Oso Kuka lindi mes viteve 1812-1820-të.Ai doli në skenën historike shqiptare në vitet 50-60-të të shekullit të XlX-të, në kohën më kritike të Kombit Shqiptar.Në vitin 1830-të osmanët prenë në besë dhe vranë në Manastir 500 burra të Toskërisë.
Viti 1831 shënoi rënien e pashalleqëve shqiptare,atij të Janinës dhe të Bushatllinjëve.Bashkë me renien e tyre u shua dhe ëndrra për krijimin e një fronti të përbashkët Ballkanik kundër Turqisë.Në vitin 1832 Turqia filloi reformat e Tanzimatit.Kudo në tërë hapsirën shqiptare shpërthyen kryengritjet lokale, të cilat u kthyen në lëvizje kombëtare. Veçojmë kryengritjen e Beratit në vitin 1834, të Shkodrës në vitin 1835, Myzeqesë në vitin 1835, Kosovës në vitin 1844 -1845.
Kryengritjet më të mëdha ishin ajo e Malësisë së Gjakovës e udhëhequr nga Binak Alija dhe Sokol Rama, në qershor të vitit 1844, në Shkup -Pollog- Dibër kryengritja e udhëhequr nga Dervish Cara në vitet 1843-1844, në Shqipërinë jugore të udhëhequra nga Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Hodo Aliu në vitin 1847-të.Qendresën e shqiptarëve përballë ushtrisë së stërmadhe të Harejdin Pashës, që u finalizua me shpartallimin e saj në malet e Dibrës na përcjell kanga e interpretuar me mjeshtëri nga Azis Ndreu.”Harejdin Pasha ku e le ushtrinë N’male të Dibrës besa mi kan’ gri’ Jo më pak se dymbëdhjetëmijë”Por edhe këto kryengritje shqiptare u shtypën nga ekspeditat mizore ushtarake të Portës së Lartë, e cila me organizimin e ri, pas mbarimit të fazës së dytë të reformave të Tanzimatit, bëri ndarjen e shqiptarëve në katër vilajete, për t’i mbajtur më kollaj nën sundim.Shqipërisë së shkatërruar, e tronditur deri në themel nga luftërat për liri e çlirim kombëtar nga Turqia, i kanosej dhe një rrezik i ri;Rusia Cariste tashmë me statusin e një fuqie të madhe ushtarake dhe politike, ndihej e plotëfuqishme për të ngopur oreksin e Serbisë e të Malit të Zi, për të zgjëruar kufijtë e territoreve të tyre në kurriz të shqiptarëve.Ilia Garashanini, ministri i jashtëm i Serbisë, më vonë kryeministër i saj kishte shpallur “Naçertanian” ( Serbinë e madhe).
Koleti, kryeministri i Greqisë kishte shpallur Megalidhenë( Greqinë e madhe)Knjaz Nikolla i inkurajuar nga planet e Moskës dhe premtimi i Carit për mbështetje me armatim, para e mjete logjistike thërret në Cetinjë kriminelin me damkë Vulo Serdarin e Radoviqit, t’Vasoviçit dhe e urdhëron të djegë, plaçkitë e të shkretojë viset shqiptare, në veri të Shkodrës.Ekspeditat ndëshkimore malazeze e kishin kthyer Vraninën e rrethinat e saj në tokë të djegur.Qindra burra ishin vrarë.Barbarisë së malazezëve nuk u shpëtuan as femijët e djepit.Nga presioni i madh i popullit dhe duke qenë krejtësisht i paaftë për të mbrojtur kufirin me Malin e Zi, guvernatori i Shkodrës Avdi Pasha organizoj mbledhjen e autoriteteve, të parisë së qytetit dhe të popullit dhe u mundua me dredhi ti vinte fajin shqiptarëve duke i quajtur frikacakë e të pafe, të paaftë për të mbrojtur vendin e tyre e ju drejtohet në mënyrë fyese.S’ka më burra këtu, ju keni mbetur në vajza, ju drejtohet pashai turk me ligësi e fodullëk të pranishmëve:Homeri i ndjesive shqiptare Fishta e përshkruan shumë bukur këtë moment:Zot ç’ka than’ njai Avdi PashaPaska mbet Shqipnia m’vasha Qysh se s’dalka mbrend’ nji djal’N’at Vraninë mue sod me m’dalëN’at Vraninë n’at zezë terthoreKu mbe’n shkret sa armë mizore Ku mbe’n djerr sa tok gratçore Ku mbe’n vithnat pa bagtiVeç prej cubash t’Malit t’Zi…..
Trimi Oso Kuka i cënuar në gjënë më të shtrenjtë, në nderin dhe dinjitetin kombëtar ngrihet në këmbë si Ante, vën dorën mbi dy koburet e lara me argjend që mbante në brez dhe i drejtohet pashait osman:” Avdi Pasha ma kadalëMos e thuaj dy herë atë fjalëSe për dinë e për imanëT’baj si t’kjan e zeza nanëT’baj si t’kjan pa exhel ty nanaPse n’Shqypni ka djem si zanaQë për mbret e troje t’veta Nuk u dhimbet gjaja as jeta E kur i lyp besa e burrinaKur i lyp mbreti e Shqypnia K’ta më t’parët janë n’fushë t’mejdanitK’ta më t’rreptët jan’ n’ballë t’dushmanitJanë çelik për tef t’taganit”…..
Oso Kuka me një grusht djemë të zgjedhur dhe të sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte Kullën-fortesë të Vraninës dhe viset që sulmoheshin nga Vulo Serdari e banditët e tij. Sëbashku me luftëtarët e tij e kthen situatën brenda pak ditëve në disfavor të pushtuesit.Ai kapi dhe asgjesoi dhjetëra cuba plaçkitës, duke i rikthyer popullit qetësinë dhe shpresën për të jetuar të lirë në trojet e tyre.Demarshet diplomatike të Knjaz Nikollës në kancelaritë evropiane me qëllimin final për të aneksuar Shkodrën dhe rrethinat e saj, ishin kthyer në një rutinë, por gjendja në terren ishte krejt tjetër.
Oso Kuka e kishte kthyer kufirin në barrikadë të pakapërcyeshme.Kur Mbreti Malazez po i mburrej për zotësitë e tij të shoqes, Mbretëreshës Milena, ajo duke e njohur mirë realitetin e ri, guxon e ja përplasë në fytyrë me fjalët që kënga popullore i ka gdhendur mjeshtërisht.” Nuk e njeh ti Oso KukënQë me gjak ai ta lan trupinHajt nj’i herë kah PodgoricaMe çelik tu ka nxanë Granica”.I alarmuar së tepërmi nga disfata në Vraninë dhe nga frika e kordinimit në një komandë të vetme të kryengritjeve që kishin filluar të shpërthenin në të gjitha trojet iliro-dardano-arbërore, Knjaz Nikolla dha urdhër të sulmohej në befasi dhe të pushtohej me çdo kusht Vranina, si një pikë strategjike nga duhej të pushtohej dhe Kryeqyteti i Ilirisë Shkodra.
Ashtu si Leonidhës përballë hordhive perse të Kserksit, Oso Kukës dhe çetës së tij, një grusht njerëz ju desh të luftonin një me 200.Në natën e asaj Beteje Homerike Oso Kuka ngrihet shpejt nga sofra e bukës:”Po ça ka ai Oso KukaAtij sonte s’po i hahet bukaNuk han bukë veç sa me thanë I lan durt e rrin njan t’anë”Mbështetet në krah të oxhakut, e duke thithur llullën mendueshëm, i kujtohet një ëndërr e frikshme që kishte parë një natë më parë.Shife shpatullën e na trego çfarë thotë, se kam pa një ëndërr të keqe i drejtohet Sokol Tonës Osoja.Kur mësoj se në shpatull paralajmërohej një betejë e përgjakshme dhe me shumë të vrarë, Oso Kuka urdhëroj lahutarin t’ja merrte kangës.
Kanë mbetur të gdhendura me shkronja të arta në Lahutën e Malësisë, fjalët e luanit të Vraninës” Çou Kaçel kape lahutënSe prej luftës shqiptarët nuk tutenMe na kndue nj’i kangë shqiptare Se s’mbajm zi për pa dal fare”.Oso Kuka duke e njohur mirë pabesinë e malazezëve dërgon roje katër luftëtarë trima,Met Zenelin, Vuksan Gjelin, Kerrni Gilën dhe Sinanin.Luftëtarët e Osos pastrojnë pushkët, mprehin shpatat dhe shtrihen për të marrë një sy gjumë si e kanë zakon ushtarët e regjur në beteja.Në terrin e natës mbi 3000 forca elitare të ushtrisë malazeze të prirë nga Mirko Gjura, ish mik i Osos dhe banor i Vrakës, i afrohen në fshehtësi Vraninës.Rojet shqiptare pasi vrasin tradhëtarin fillojnë betejën e ashpër por të pabarabartë me pararojën malazeze.Lahuta na sjell mrekullisht madhështinë e kësaj beteje heroike.”
Ah qendro o Met ZeneliBan gajret o Vuksan GjeliMos e lsho mori ZagoreNgul Sinan bre re mizoreSe me gjasë ka dridhet SukaAsht t’uj ardh’ bash Oso Kuka.Dragojt’ shqiptarë të prirë nga Oso Kuka dolën si shqiponjat nga çerdhja e tyre dhe fluturuan drejt në logun e zanave, siç e quan Fishta mejdanin e trimave.”Aman Zot kur Osja mbrriniSi re breshni kresë njaj’ vrriniMe tridhjetë e disa burra E zateti nëpër curra Aty qiell ma nuk u paAty pushkë ma nuk u daKriste ltina e dumdunjaPorsi breshni vinte plumja”.Kush e ka pa Vaterlonë dhe i njeh permasat e kësaj kasaphanje përmes vargjeve të Hygoit:” Vaterlo, Vaterlo, Vaterlo fushëvarr, është në gjendje të imagjinojë guximin e trimërinë legjendare të Oso Kukës dhe çetës së tij, të cilët luftuan si luanë për 10 -orë kundër ushtrisë malazeze, derisa kryetrimi i tyre e kthen kullën e Vraninës në një varr masiv për ushtrinë e Knjazit, në një Vatero të vertetë. Perlat e Vraninës u kthyen në ferr për agresorët .
Kur e pa se ndihma ushtarake nga Shkodra nuk po i vinte dhe i kishin mbetur gjallë vetëm 7-8 luftëtarë e të plagosur, Oso Kuka si luani i plagosur dhe i egërsuar u mbyll në Kullën e Barotit.Dhjetëra luftëtarë malazezë hipën në çatinë e Kullës që nuk jepej. Ndërkaq 800 forca të tjera e kishin futur atë në një rreth të hekurt.Kryetrimi Oso Kuka merr me të shpejtë vendimin që e bëri të pavdekshëm në histori.” Ndigjo Nikollë të vraftë ZotiSe k’tu i thonë Oso BarotiSe s’ke pa shqiptar me sySe djeg veten edhe ty….”.Ai u vuni flakën fuqive të barotit për ta kthyer Kullën e Vraninës, këtë çerdhe shqiponjash në varr’ masiv për armikun. Kulla e Vraninës u hodh në erë, bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit.Oso Kuka vendosi të vetëflijohej dhe me shkrumbin e vet dhe të luftëtarëve të tij të digjte armikun.800 malazezë u dogjën në flakët e barotit ndërsa dhjetëra të tjerë ishin vrarë në orët e kësaj lufte të përgjakshme.Kështu përfundoj kjo betejë pa të dytë në histori, në një ditë qershori të vitit 1862.
Shqipet e çetës së Osos ranë bashkë me të në çerrdhen e tyre për të mbetur të pavdekshëm në histori.Ranë nipi i Oso Barotit, Sal’ Behri, shokët Met Golemi, Vuksan Gjeli, Kerrni Gila, Kaçel Doda, Sinani, Gjeto Gruda, Sokol Tona, Met Beqja, Galo Keqi, Jup Qehaja, Preng Markola, Çoku i Mar Kol Dinit, Taro Pllumi, Ibrahim Kopliku, Pjetër Berisha, Isuf Bushati, Met Vela, Sadik Lapi, Mahmut Zyberi.Janë edhe disa që nuk u janë gjetë emrat.Oso Kuka bëri atë që nuk e bëri dot Pashai i Janinës, Ali Pasha që përfundoj me krye të prerë në tepsi, për t’ia dërguar në Stamboll sulltanit.Ai e ktheu Vraninën në Trojën Shqiptare.Kulla e Oso Kukës në Vraninë ra, por u ngritën shqiptarët.
E ngritën zërin për kërkesat e tyre.Kjo kullë u bë simbol qëndrese në mbarë trojet etnike.Dhjetëra djelmosha shkodranë u vranë në moshën më të bukur të tyre, por e shpaguan vehten duke vrarë qindra armiq, që u dogjën e u përvëluan në flakët e barotit.Trimëria e kthyer në legjendë e Oso Kukës dhe akti i tij sublim i kanë dhanë kurajo e besim të patundur në të katër anët brezave pas trimit të Vraninës, në ëndrrat e tyre për çlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre në një shtet.Emri dhe fama e Oso Kukës dhe e çetës së tij trime u përhap me shpejtësi si rrufeja, nga Shkodra në Janinë e Kosovë, në Manastir e Shkup.
Çdo kullë shqiptare u kthye në kështjellë qëndrese për liri.Ja si e përshkruan kënga epike djaloshin trim të Kosovës Zhuj Selmanin, që qendroj 10-të vjet në kullat e Sherametit dhe kreu te njëjtin akt sublim në mbrojtje të kauzës shqiptare në vitin 1875.”Flakë të kuqe e tym të ziN’ato kulla kush ka hiZhuj’ Selmani me Kapakli.Kah del Dielli e preron HanaZhujë Selman nuk ban ma nana”.Beteja tek kulla e Abdullah Pashëdrenit në Gjakovë eshtë aksioni i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi nga vendimet e Kongresit të Berlinit në vitin 1878-të.Pas luftimeve të ashpra malsorët djegin kullën dhe vrasin Maxharr Pashën të dërguarin e fuqive të mëdha.Vritet edhe Abdullah Pashëdreni, i cili e mori në mbrojtje Maxharrin.
Mbeti në betejë edhe Col Delia.Beteja zgjati tre ditë 3-6 shtator 1878-të.Këtë akt heroik e përshkruajn bukur vargjet e këngës:”Flakë e kuqe u dhez Gjakova Për dritare zgjatet doraAmanet trima shqiptarëNjë kovë ujë me e nderrue me ar’Col Delia i Geghysenit Pushka e parë e Lidhjes së PrizrenitTuj vikat’ tuj shkue si n’dasëmNjë vend t’keq e ka gjetë pashën”.Aktin e vetëflijimit të Oso Kukës e përsëriti Mic Sokoli në betejën e Shtimes, me dt 21 prill të vitit 1881, ku përfundimisht u thye Lidhja Shqiptare e Prizrenit.Ai i vuni gjoksin shkëmb topit të sulltanit të Turqisë dhe u vetëflijue për liri.Populli e ka kthyer në këngë aktin heroik te trimave shqiptarë.
“N’fushë t’Kosovës u lidh jezeriHaj medet ka mbetë shumë njeriMic Sokoli e Zmajl Hyseni”Mic Sokoli ban me dorë Nuk po muj o shokë me fol’Se m’ka ra do gjak në bark……Kulla e Vraninës ka simotër të historisë, kullat e Ali Pashë Gucisë, srategit të mbrojtjes të Plavë -Gucisë dhe një nga figurat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Kulla e Vraninës ka simotër kullat e Haxhi Zekë Biberit, Kryetarit të Lidhjes Kombëtare të Pejës” Besa -Besë”.Kulla e Vraninës ka simotër kullat e Binak Alisë e Mic Sokolit, Ali Ibres, kullat e Boletinëve, Ded Gjon Lulit, Idriz Seferit, kullën e Elez Isufit, kullat e Zogollëve.Azem Bejtës, Ahmet Delisë, Sadik Ramës, Çun Mulës, Shaban Polluzhës, Prek Calit, kullat e Tahir Mehës , kullat e Jasharajve, kullat e Haradinajve e Jabllanicës , të cilat u kthyen në kala qëndrese dhe flakadanë të pashuar të betejave për lirinë e Atdheut gjatë historisë tonë.
Kulla e Vraninës ka simotra Kullat e Junikut.Ajo u ba burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë.Nuk ka poet më të madh se popullin.Askush më bukur se ai nuk përshkruan trimërinë e bijëve të vet.”Mua po më thonë Brahim SadikiI kam kullat midis JunikiKu t’qëlloj pushkën e nisiVet po jes pashën koriti”Me dt 21-25 maj të vitit 1912-të u mblodh Kuvendi i Junikut me 250-të delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.Truri i lëvizjes kombëtare Hasan Prishtina lëshoi proklomaten shpetim a vdekje.
Ky Kuvend hartoi platformën e kryengritjen së përgjithshme dhe shpalljen e pavarësisë. Kryengritësit të udhëhequr nga korifeu Hasan Prishtina, Robinhudi Shqiptar Isa Boletini, tribuni popullor Bajram Curri, në gusht të vitit 1912-të çliruan Shkupin dhe në tetor thirrën Kuvendin e Shkupit.Hasan Prishtina kërkoj bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet të vetëm me kryeqytet Shkupin.Kjo kryengritje u finalizua me Nëntorin e Dytë. Plaku i Vlorës Ismail Qemali shpalli pavarësinë, pikërisht me dt 28 nëntor’, ditën kur Gjergj Kastrioti( Skenderbeu) kishte ngritur krenar flamurin në Kalanë e Krujës, në vitin 1443.Kuvendi i Junikut është prologu i pavarësisë.Zëri brilant i Shkurte Fejzes na përcjell mrekullisht madhështinë e këtij Kuvendi, në vargjet e poetit Hamit Aliaj “Mjeshtër i Madh”, me rastin e 100- vjetorit.
“O Junik me kulla guri prej tek ti u nis flamuriPrej n’Koshare e n’Kaçanik thërret Kosova o Junik”.
Në Junik, në qershor të vitit 1988-të Gjenerali Hollbruk njohu legjitimitetin e UÇK-së së lavdishme, e cila realizoj ëndrrën shekullore për liri të Kosovës martire.Nga kullat e Zogollëve doli burrështetasi Ahmet Zogu, i cili eshtë themeluesi i shtetit modern shqiptar.Ky burrë u bë barrikadë tridhjetë vjeçare e pakapërcyeshme e komunizmit në Shqipëri.Me shpalljen mbret të shqiptarëve mbajti lart frymën kombëtare.Kulla e Oso Kukës ka simotër Kullën e Konferencës së Bujanit dhjetor 1943-janar 1944.Në këtë kullë, në këtë konferencë u vendos bashkimi kombëtar sipas parimit të vetëvendosjes së popujve, pas Luftës së Dytë Botërore.Edhe kjo Konferencë u tradhtua nga komunistët.Kulla e Vraninës ka si motër kullat e Muharrem Bajraktarit e Ramadan Zaskocit të Lumës.Familjet emblematike të Kosovës, Jasharajt dhe Haradinajt në kullat e tyre shënuan epopenë më të lavdishme të Kosovës dhe Kombit Shqiptar. Komandanti i UÇK-së Adem Jashari flijoj krejt familjen për lirinë e Kosovës, në kullat e veta duke luftuar me heroizëm të pashoq.Familja Haradinaj vuni në themelet e pavarësisë së Kosovës Shkelzenin, Luanin, Enverin.
Kalorësi i Lirisë Ramush Haradinaj, pas një beteje të gjatë, disa vjeçare në Hagë, e sëfundmi në Francë, triumfoi dhe çertifikoi kauzën e drejtë të UÇK-së dhe luftën e saj për çlirimin e Kosovës, ashtu siç e kishte çertifikuar Krishtërimin si fe zyrtare Konstandini i Madh, me Ediktin e Milanos në vitin 313-të.Kosova është e lirë dhe e pavarur, me demokraci e shtet të së drejtës të konsoliduarAjo ka ushtrinë e vet si gardiane të lirisë. Kalorësi i Lirisë Ramush Haradinaj u bë barrikadë e pakapërcyeshëme në Samitin e Berlinit të skenarëve ogurzi për coptimin e saj.Pas një betejë të gjatë, u finalizua kauza e Ushtrisë Çlirimtare te Maqedonisë që kishte si pikënisje kullat e Zajasit, prirë nga strategu i luftës, arkitekti i paqes, konstruktori i shtetit paritar i bazuar në filozofinë e realpolitikës, Ali Ahmeti.
Sot Parlamenti i Maqedonisë drejtohet nga Telat Xhaferi.Pas zgjedhjeve të pritshme BDI-ja do të shënojë fitore plebishitare.Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedonisë e Veriut.Shqiptarët aty janë faktor i pakapërcyeshëm tashmë.Falë këmbënguljes së tyre dhe liderit Ali Ahmeti si interlekutori më i besueshëm i institucioneve ndërkombëtare Maqedonia u emërtua Maqedonia e Veriut, u antarësua në Nato dhe nisi rrugëtimin drejt BE-së.Gjuha Shqipe është gjuhë zyrtare.
Pas zgjedhjeve shqiptarët si faktor shtetformues aty,, do të triumfojnë me kryeministrin e parë shqiptar.Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre ishin përcaktues të shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia, në referendumin e vitit 2006, po ashtu dhe të qeverisë properëndimore të zgjedhjeve të fundit dhe të antarësimit të Malit të Zi në NATO.Marsi i vitit 2019-të i Tuzit shënoi triumfin e shqiptarëve në zgjedhjet e pushtetit lokal.Kauza Çame është bërë kryefjalë e kallzues i axhendës së kancelarive perëndimore.
Presheva mbetet nyja gordiane e shqiptarizmit.Vëllezërit tanë atje presin përmbushjen e idealit të UÇPMB-së dhe Komandant Lleshit ( Ridvan Qazimit), vrarë pabesisht në pusi tre- katër dytë pas nënshkrimit të paqes së Konculit.Kombi Shqiptar pret finalizimin e ëndrrës mijëra vjeçare, krijimin e Shtetit Komb.Kulla e Vraninës, Troja shqiptare, kjo Krujë e dytë e epopesë së Kombit, është një nga shenjtoret më të mëdha siç është mbrojtësi i saj heroik Oso Kuka, simboli i trimërisë dhe patriotizmit shqiptarë.
“Mjeshtëri i madh” Hamit Aliiaj e ka skalitur bukur me penën e tij këtë kullë që eshtë kryefjala e qëndresës shqiptare, permendore e nacionalizmit, memorial i ndërgjegjes kombëtare, por fatkeqësisht e lanë në harresë.”Moj Vraninë, Vranina e shkretëTek ti’ vijnë e mblidhen retëMblidhen retë e vajton moti Tek kjo kullë, kullë baroti.Kulla e Vraninës duhet të jetë për bashkëkombasit ashtu siç është Meka dhe Juruzalemi për besimet fetare.
Historia ta ka gdhendur emrin me shkronja të arta Oso Kuka.Eshtë koha që bashkëkombasit ta ngrenë me madhështi përmendoren tuaj, e cila është e ngritur në zemrën dhe shpirtin e çdo shqiptari.Tungjatjeta Oso Rrfeja.Lavdi Oso Baroti.