Home Gjeo-Ekonomia Zv.Ministri Grek: Kufijtë tokësor me Shqipërinë nuk do të hapen

Zv.Ministri Grek: Kufijtë tokësor me Shqipërinë nuk do të hapen

Greqia duket se nuk parashikon të hapë kufirin tokësor me Shqipërinë më datën 1 Korrik, sikurse pritej.

Ka qenë Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias i cili gjatë një vizite në Janinë, ndërsa është pyetur nga gazetarët ka bërë të ditur se kufiri me Shqipërinë nuk do të hapet për çështje të sigurisë ndaj  COVID-19. Ndërsa bëri me dije se Greqia nuk do të tolerojë në çështje të shëndetit publik Hardalias tha:

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha pikat hyrëse, në mënyrë që të kontrollojmë dhe të kemi siguri. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë vullnet për tolerim”.

Lidhur me pikën e Kakavijës në kufirin me  Shqipërinë ai tha se nuk do të hapet në mënyrë të menjëhershme dhe nëse kjo do të bëhet do të kryhet në disa nivele.

Kjo deklaratë e Zv.Ministrit grek vjen në një kohë kur BE po shikon çështjen e hapjeve të kufijve në zonën e saj në datën 1 Korrik. Aktualisht BE parashikon të pengojë hyrjen në kufijtë e saj për qytetarët e SHBA, Rusisë, Brazilit dhe Katarit, ndërsa Shqipëria duket se nuk bënte pjesë në listën e vendeve që do t’u pengohej hyrja./Opinion.al

Share: