Home KRYESORE Tahiri: Kam luftuar kanabisin më shumë se ata të tjerët të marrë...

Tahiri: Kam luftuar kanabisin më shumë se ata të tjerët të marrë bashkë

Në dyert e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Saimir Tahiri tha se ai e ka luftuar më shumë kanabisin se të gjithë ministrat e tjerë të marrë bashkë.

Gjatë fjalës së tij për mediat në lidhje me vendimin për kthimin e dosjes për rigjykim, Tahiri u pyet nga gazetarët për një mendim të tijin lidhur me shqetësimet e shprehura nga kryeprokurori Olsian Çela për rritjen e kultivimit të kanabisit.

“Ja u garantoj se unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat.  Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën publikun dhe njerëzve.”  – tha Tahiri.

Pasi Saimir Tahiri la detyrën e ministrit të Brendshëm, atë e zëvendësoi Fatmir Xhafaj e më pas Sandër Lleshaj i cili e drejton ende ministrinë. Të dy këta ministra kanë shpallur gjatë mandateve të tyre fitore në luftën ndaj kultivimit të kanabisit në vend. /Opinion.al

Share: