Home KRYESORE “Fillesat e COVID në Spanjë”, Kina e akuzon dhe i kujton gripin...

“Fillesat e COVID në Spanjë”, Kina e akuzon dhe i kujton gripin spanjoll

Kina ka fajësuar Spanjën për koronavirusin e ri duke thënë se  burimi i COVID-19 duhet kërkuar në Europë dhe jo në Wuahn.

Zyrtarët kinezë kanë insistuar se investigimi për origjinën e virusit nuk duhet të kufizohet vetëm në Kinë dhe i janë referuar Spanjës si një burim alternativ, ndërsa kanë kujtuar edhe historinë me gripin spanjoll.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetit pritet të nisë javën e ardhshme një mision në Kinë, si pjesë e përpjekjeve për të gjurmuar origjinën e Covid-19,

Wang Guangfa, këshilltar i lartë shëndetësor në qeverinë kineze u tha mediave shtetërore që zyrtarët e OBSH-së duhet të shikojnë një numër vendesh, përfshirë Spanjën, si pjesë e hetimit të tyre.

Ai përmendi studimet në Barcelonë për të cilat thuhet se kanë zbuluar Covid-19 në mostrën e ujërave të zeza nga marsi i 2019, rreth nëntë muaj para se mjekët në Wuhan të alarmoheshin nga zbulimi i rasteve të para. Kina vazhdimisht është akuzuar ndërkombëtarisht se e fshehu të vërtetën e COVID-19, duke lejuar përhapjen e tij./Opinion.al

Share: