Home KRYESORE Gazetarja përcjell tezen me një mesazh prekës e sensibilizues për situatën “mistike”...

Gazetarja përcjell tezen me një mesazh prekës e sensibilizues për situatën “mistike” me koronavirusin!

Nga Eva Kushova

COVID19 duket i largët, derisa i afërmi yt ikën nga kjo botë. Shumë pyetje të paqarta, shumë enigma. Monopolin e së vertetës e ka vetem një burim, spitali infektiv.. Gjithë familja testohet dhe del negativ pa përjashtim (si është e mundur?).

Familjes i thonë pas një jave shtrimi, se njeriu i tyre mbaroi. Më e keqja vjen pastaj deryrimi për të mos e përcjellë sipas zakonit ne banesen e fundit, perveç një rrethi shume te ngushte…

Sot e kuptova se po jetojmë një botë të pazakontë, gjithë enigma, ku nuk ke të drejtë as të bësh pyetje e jo më të marresh pergjigje. Vetem të pranosh kokëulur faktin se gjithçka mund të ndodhe ty, heret a vone.
Nuk kam frikë nga vdekja, se një ditë perdet do mbyllen për secilin prej nesh.

Më tremb e panjohura, mungesa e përgjigjeve, pamundësia për të marrë në kontroll fatin tënd, të shëndetit tënd dhe të njerezve të tu të afërt.

Deri dje mund të shkoje në spitalin më të mirë, t’i bëje gjithë shërbimet njeriut tënd dhe kur gjithçka mbaronte, ishe i qetë se kishe bërë maksimumin.

Sot kjo mundësi nuk ekziston me. Sot njeriu ikën i vetëm, në spital, pa mundur të të thotë dëshirën e fundit, amanetet e fundit, pa mundur të shohë fëmijët për herë të fundit, pa mundur t’i mbash dorën kur të japë frymën e fundit.

Me e keqja, iken pa e mësuar shkakun e vertete te vdekjes (testi i fundit i kishte dale negativ dhe prape vdiq).

Zot, ne ç’bote te pameshirshme po jetojme, tërësisht enigmë! Fundi ndonjëherë duket kaq afër.

RIP tezja ime e mire! 😥😥

Share: