Home KRYESORE Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima dhe 45 raste të reja dhe 57...

Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima dhe 45 raste të reja dhe 57 te sheruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 45 raste të reja nga 269 testime dhe 57 te sheruar ne 24 oret e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Po ashtu Ministria njoftoi se janë shënuar dhe dy humbje jete, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Share: