Home KRYESORE Mijëra qytetarë kosovarë drejt plazheve të Durrësit dhe Shëngjinit

Mijëra qytetarë kosovarë drejt plazheve të Durrësit dhe Shëngjinit

Edhe pse koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta, kjo gjë nuk i ka penguar qytetarët kosovarë që të zgjedhin Shqipërinë si vend për të kaluar pushimet.

Me mijëra qytetarë nga Kosova që prej orëve të para të mëngjesit i janë drejtuar kufirit me Shqipërinë  për të kaluar fundjavën në plazhe.

Në pikën doganore të Morinës, Policia Kufitare po punon me 6  sportele dhe procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët  e gjata.

Shëngjini dhe Durrësi mbeten dy destinacionet kryesore të pushuesve kosovarë. Duket se shtimi i rasteve në të dy shtetet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri./ Opinion.al

Share: