Home KRYESORE Ngjarja në Kombinat/ Vajza, e vdekur prej disa ditësh brenda në banesë

Ngjarja në Kombinat/ Vajza, e vdekur prej disa ditësh brenda në banesë

Detaje tronditëse vijojnë të dalin nga ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku një grua dhe vajza e saj u gjetën pa jetë në banesë, ndërkohë që vajza tjetër e familjes është në spital në gjendje të rëndë.

Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur se 30-vjeçarja Anisa Josifi, kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë pasi trupi i saj është dekompozuar.

Në dëshminë e tyre, vëllezërit e 56-vjeçares, Zhaneta Josifi kanë thënë se  përgjatë këtyre kohëve kanë shkuar disa herë te shtëpia e motrës së tyre, por nuk e kanë takuar mbesën e tyre. Lidhur me këtë fakt motra e tyre është justifikuar duke thënë se ajo ndodhet në dhomën tjetër ose është duke fjetur.

Ka qenë vëllai i 56-vjeçares, Zhaneta Josifi ai që ka vënë në lëvizje forcat e policisë dhe zjarrëfiksit që shpërthyen derën e apartamentit në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Tiranë ku u gjendën pa jetë nënë e bijë.

Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa Josifi 30 vjeçe kishin ndërruar jetë. Në banesë ishte edhe vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeçe, e cila fatmirësisht ishte ende gjallë dhe është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ato ishin praktikante të sektit të dëshmitarëve të Jehovait.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj tha në një deklaratë për mediat se Anisa Josifi është gjetur “në krevat e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije jorgan”. Ai bëri gjithashtu me dije se nga këqyrja e trupave ka shenja të mosushqyerjes gjatë ditëve të fundit.

Ngjarja dyshohet se është vetëvrasje. /Opinion.al

Share: