Home KRYESORE “Shqiptari e ka vdekjen si me le”. Trimeri apo papergjegjshmeri?

“Shqiptari e ka vdekjen si me le”. Trimeri apo papergjegjshmeri?

Nga Shpëtim Luku

Imagjinoni sikur merrni pjese ne nje konkurs, ku sfida e tij eshte te gjeni nje shprehje popullore shqiptare, e cila mendoni se mund ta lere te pataksur nje te huaj. Une per vete do te zgjidhja pa asnje ngurrim, madje, me pretendim te madh per tu shpallur fitues i konkursit, shprehjen “shqiptari e ka vdekjen si me le”(lind).

Nuk besoj se mund te kete shprehje me turbulluese, hutuese, jodeshifruese e tensionuese se sa kjo per nje te huaj. I edukuar dhe i pajisur me koshiencen qe jeta eshte gjeja me e cmuar per njeriun, i huaji e ka shume te veshtire te kuptoje e te pranoje reduktimin banal te vleres se saj ne lehtesine e nje akti qe sjell lindjen e njeriut.

Sigurisht qe konteksti prej nga ku ka lindur shprehja dhe qellimi i saj eshte glorifikimi i trimerise se shqiptarit, por duke kthyer koken pas e duke bere retrospektive historike, realiteti nuk eshte se sjell shembuj te shumte ku jeta te jete dhene me lehtesine me te madhe.

Njesoj si me le(lind). Me teper se deshmi trimerie, kjo duket si tregues papergjegjshmerie. Dhe drejtimet ku shfaqet kjo papergjegjshmeri jane aq te shumta, sa cdokush mund te sjelle nje mori shembujsh. Por une dua ti referohem vetem asaj qe po ndodh pergjate kesaj kohe bashkejetese me Covid 19. Eshte nje situate, ku prej gjithsecilit kerkohet nje sjellje e pergjegjshme, nje sjellje prej “suedezi”.

Nje sjellje per te ruajtur veten dhe te tjeret. Normalisht, nuk duhet te jete i veshtire adoptimi nje sjelljeje specifike ne nje situate specifike, por kjo duket se ka vlere vetem per njerezit qe veprimet e veta i bazojne mbi racionalitet e arsye. Kurse ketu kane shperthyer “gjenite” autodidakte. Shume e interpretojne Covid-in si “doktore” autodidakte.

Shume te tjere jane “staticiene” autodidakte qe rrijne e llogarisin propabilitete vdekjesh, perqindje vdekshmerie etj. Mjaft te tjere e lidhin me planet e Bill Gate. Ky ne fakt do tia kishte dale mbane qellimeve te tij “ogurzeza”😝, por nuk i paska bere mire llogarite me shume shqiptare fb, te cilet ia corren masken dhe ia ekspozuan planet djallezore😝

Kurse jo pak te tjere jane pozicionuar tek mohimi i egzistences se Covid 19, edhe pse viktimat shtohet.

“Do i kape te gjithe, por une jam i shendetshem, le te me kape, skam pse ruhem”- me tha nje dite nje 60 vjecar. Dhe sapo ma tha kete, mua sme dilte asnje fjale me nga goja. Me la pa tekst- .😆

Nuk kishte kuptim asnje sekonde tjeter e shpenzuar me te. Dhe gjeja e pare qe me erdhi ndermend pas ketij pohimi te tij ishte shprehja ” shqiptari e ka vdekjen si me le”.

Share: