Kush prek shqiponjën përballet me luanët.
Nga Azgan Haklaj
Të gjithë shqiptarët janë UÇK dhe UÇPMB
Vuçiç, shqiptarët e duan paqen, nëse ju doni luftë do të përballemi në fushë të mejdanit e do të mundim prapë, ashtu si stërgjysherit tuaj Brankoviçin dhe Sulltan Muratin e dytë, e Babain tuaj shpirtëror Millosheviçin.
Kur Gjergj Kastrioti dermonte ushtritë barbare otomane, Mbreti Brankoviç i dhuronte për harem bijën e tij Sarën Sulltan Muratit të dytë
Brenda dy- tre ditëve Serbia u kthye në identitetin e vet të vertetë si shtet i mbarsur në çdo qelizë të tij më ideologji fashiste, ultranacionaliste, paranojake e ksenofobi ndaj fqinjëve të saj.
Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, brenda kufijëve të Republikës së Kosovës, një shtet tashmë i lirë dhe sovran, aspirant për anëtar të OKB-së, Natos dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe nga ana tjetër heqja brenda dy – tre ditësh e Flamurit Kuqezi, simbolit kombëtar të shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, në dasëm janë shenja që tregojnë se shteti e qeveria e sotme serbe nuk janë distancuar aspak nga e kaluara e tyre e errët historike, nga e cila edhe vetë e kanë pësuar jo pak herë për gjatë historisë.
Diplomacia serbe si krahu i zgjatur i Akademisë së Shkencave Serbe, kishës ortodokse, qarqeve shoviniste është munduar të fsheh të vertetën historike për Kosovën duke e konsideruar atë si tokë të vehten, e madje djep të qytetërimit e identitetit të saj kulturor e fetarë.Tashmë që kohët kanë ndryshuar, e përrallave të tyre s’ua vën veshin asnjë kancelari e fuqive të mëdha botërore sejmenët e Vuçiçit, nostalgjikë të Hitlerit të mesjetës Car Dushanit e të kasapit të Ballkanit Millosheviçit, të bindur se Kosovën e kanë humbur përgjithmonë për shkak të vertetës së hidhur, se nuk e kanë patur asnjëherë të tyren, kanë kurdisur lojën e dyfishtë:
Nga njëra anë bëjnë sikur janë për bisedime me Qeverinë e Kosovës, bisedime të cilat në fund të fundit nuk kanë asnjë kuptim pa njohjen reciproke të dy shteteve, e në anën tjetër, më qëllimin djallëzor për t’i prishur këto bisedime fabrikojnë dosje krimesh e ngrejnë male akuzash krejtësisht fallco, për të delegjetimuar luftën e UÇK- së e prijëseve të saj, por që do të shkërmoqen si rëra si gjithnjë kjo nuk ka asnjë dyshim.
Historia e krimeve serbe në Kosovë është e “denjë” për muzeun e ardhshëm të kombeve dhe e meriton të vendoset në një pavion të emërtuar “Pavioni i Trupit”, ashtu si Hitleri në shekullin e XX – të, i cili mendoj ta “zgjidhte” Çështjen Hebreje duke i shfarosur si komb. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Car Dushani I Serbisë në shekullin e XIV-të ndaj shqiptarëve.Doktrina e tij kanibaleske e shfarosjes së shqiptarëve u bë fanari ndriçues i shtetit të pavarur serb të Grashaninit, frymëzim për Çubriolloviçin, Qosiçin, Rankoviçin, për Akademinë e Shkencave Serbe dhe makinës ushtarake shtypëse serbe, nga e cila për gjatë një shekulli e kanë pësuar qindramijëra shqiptarë, kroatë, boshnjakë e nacionalitete të tjera të Jugosllavisë së parë dhe të dytë siç shprehen historianët.
Ksenofobia deri në kufijtë e çmendurisë që ushqejnë serbët ndaj shqiptarëve e Flamurit të tyre Kombëtar është së pari një ndjenjë e thellë inferioriteti që ata kanë ndaj genit të racës tonë, e cila ka nxjerrë në të gjitha epokat historike figura të ndritura, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Europës e atë të mbarë njerëzimit.
Arsyeja e dytë e urrejtjes patologjike të serbëve ndaj shqiptarëve është lakmia e tyre e shfrenuar ndaj tokës e nëntokës së tyre të begatshme, të cilën Zoti ua ka blatuar dhe e ka vendosur në pozicion gjeografik nga më të përsosurit në botë dhe po aq të rendësishëm në aspektin gjeostrategjik.Serbët në pamundësi për tu përballur tashmë në fushëbetejë, apo në mejdan si i thonë në anët tona me 10-të milionë shqiptarë, të cilët shekujt e luftërave i kanë pagëzuar si luanë guxojnë të dhunojnë Flamurin e tyre në dasëm, siç patën bërë para do kohësh në Stadiumin e Beogradit duke ju sulur shkabës dy krenare si dema të tërbuar, por u mundën e u turpëruan në shtëpinë e tyre nga matadorët Kuqezi.
Natyrshëm lind pyetja?! A e dinë akinxhinjtë dhe jeniçerët e sotëm të Vuçiçit së po prekën shqiponjën do përballesh me luanët?!! Ai Flamur me zhgabën dy krenare që zbukuronte mburojën e Pirros e të Teutës e të kolosëve iliro- dardanë, Flamuri Kuqezi i shqiptarëve është Flamuri më i vjetër i Europë. Ai është Flamuri i Luanit Shqiptar Gjergj Kastriotit, i cili në kohën kur Mbreti Brankoviç e princat serbë ja puthnin këmbën sulltanëve të Azisë e ju dergonin vajzat në harem, siç bëri me të bijën e vet Sara Brankoviçin që ia dergoj Sulltan Muratit të Dytë, Gjergji ynë legjendar i thyente e i dërmonte ushtritë barbare otomane.
Nuk është rastësi që heqja e simbolit kombëtar të shqiptarëve u bë për tu hakmarrë ndaj kryetarit të veteranëve të luftës së UÇPMB-së z Nazmi Haradinaj, për të ngjallur panik dhe për të prishur dasmën, e pikërisht në Luginën e Preshevës, në një trevë, e cila ka qenë prej shekujsh një nga epiqendrat e qëndresës për liri e pavarësi të Kombit Shqiptar.
Vuçiç e Sejmenët e tij duhet të jenë të bindur se Presheva, Bujanoci e Medvegja tashmë nuk janë e nuk do të jenë kurrë vetëm.Nëse ish ministri i Millosheviçit, fashisti Aleksandër, Rankoviçi i dytë do ta shkelë edhe njëherë folenë e shqipes me çizmet e xhandarëve të tij siç bëri në Karaçevë e të prekë simbolin e shenjtë të 10-të miloon shqiptarëve i duhet të përballet me luanët e kësaj toke të lashtë, të cilët kanë treguar përballë ushtrive shumë më të fuqishme se ajo serbe se dinë të mbrojnë shqiponjën, simbolin e qiellit e lirisë së tyre.
Kryeministri serb duhet medeomos të kujtojë profecinë e gjeniut Ibrahim Rugova të para tre dekadave së:”Nëse deshton diplomacia, Çështja e Kosovës do të zgjidhet me luftë”. Në vitin e bekuar 1999-të mrekullia ndodhi.Ishin në koalicion kundër kuçedrës militare serbe, në qiell avionët e Natos dhe në tokë bijtë e shqipes, luanët e UÇK-së së lavdishme, të cilët e shpartalluan ushtrinë e Millosheviçit dhe Vuçiçit.
Harrojeni Kosovën zotërinj të Beogradit e kthejuni Realpolitikës, pas kaq shekujsh eksperience të hidhur.Prej dy dekadash në mijëvjeçarin e tretë Amerika dhe Presidenti Trump po përpunojnë Dokrinën e Paqes, lirisë e Rendit të Ri Botërorë, ku atyre që zgjatin kthetrat ndaj fqinjëve të tyre do tu pritëm njëherë e mirë krahët.
Vuçiç, shqiptarët duan paqe. Nëse ju doni luftë do të përballeni me luanët në fushën e mejdanit. Të gjithë shqiptarët janë UÇK dhe UÇPMB.