Nga Beskida Aliaj*
A e dini qe ish ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Velia deklaroi nje numer te ekzagjeruar të italianëve në Shqipëri, nje genjeshter e bardhë e bere me qellim te mire?
Ne vitin 2014 perhapi fjalën qe jane 19000 qytetare italiane ne Shqiperi. Qellimi i mire ishte qe ti bente presion pozitiv shtetit italian per marreveshjen dy palëshe per pensionet dhe per njohjen e viteve te punes në të dyja vëndet.
Kjo shifer prej 19 mije italianesh rezidente ne Shqiperi ishte nje shifer teper e larte dhe tutje se vertetes dhe realitetit.
Llogaria eshte e thjeshte. Italianet kur vijne ne Shqiperi paraqiten ne “questuren” shqiptare per te kerkuar lejen e qendrimit.
Keta qytetare italiane i kemi ne 3 lloje ose kategori.
- Numrin me te larte e zene studentet italiane qe vijne per studime ne universitetin Italian Zonja e Keshillit te Mire. Ata qendrojne ne Shqiperi per 1 ose 2 vite dhe pastaj transferohen ne Itali. Pra e perdorin kete universitet per trampoline drejte Italise. Ama figurojne per pak kohe ne statistikat tona dhe pastaj zevendesohen me studente te tjere.
- Numrin e dyte te larte prej 1600 personash e zene pensionistet italiane qe e shohin Shqiperine si vend te mire , me klime te njejte me Italine dhe me kosto te ulet per te jetuar me pensionin e tyre shume te ulet per mbijetese ne Itali , rreth 600 ose 700 euro .
Kjo shifer jepet nga vete Ambasada Italiane sepse pensionistat kur transferohen ne Shqiperi jane te detyruar te regjistrohen ne AIRE.
Sipermarresit qe vijne e hapin fabrika, restorante dhe call center. Keta numerohen me gishta pasi stafin e perzgjedhin me shqiptare.
E kuptoj qellimin e mire te ish ministrit tone, por nuk jane keto argumentat e duhura per te bindur Italine qe ta pranoje nje marreveshje me Shqiperine.
Jane te tjere argumentat e forta dhe nuk ka nevoje per genjeshtra, te cilat Italia nuk i beson sepse jane lehtesisht te verifikueshme ne statistika.
Argumenti kryesor eshte qe jemi numer jo i vogel shqiptaresh ne Itali, pra 502 mije ne total, pra komuniteti i dyte me i madh per nga numri. Dhe e drejta per pension eshte e drejte themelore njerezore. Eshte shkelje e te drejtave te njeriut mungesa e kesaj marreveshjeje. Pike!
- Autorja është përfaqësuese e sindikatës italiane, Patronato Inas Cisl Albania.